Nik Gjeloshaj ka reagur pas deklarates së Kol Lulgjuraj

January 17, 2016   | Rajoni / Region

Nik GjeloshajLexova një ”deklaratë” që përveç emrit të nënshkruesit, çdo gjë tjetër ishte një gënjeshter e madhe, gënjeshtra nga ato që bëjnë vetëm budallenjt dhe të paaftit mendërisht.

Jam shumë i vetëdijshëm për faktin se e gjithë kjo vorbull që po bëhet dhe sulmeve shpifëse të pabaza nga disa persona që guximi i budallait, gënjeshtrat dhe shpifjet i lidhin me njëri tjetrin, bëhet vetëm për faktin që unë NUK kam dhënë përkrahje të pakushtëzuar për këtë qeveri. Sikur të KISHA dhënë përkrahjen e pakushtëzuar për qeverinë do më kishin lënë të qetë ashtu siç i lënë të qetë edhe deputetet e tjerë që kanë deklaruar përkrahjen e pakushtëzuar për qeverinë.

Gënjen Kola kur thotë se unë i kam paralajmëruar përkrahje të pakushtëzuar kësaj qeverie, në fakt ndoshta më ka ngatërruar me ndonjë tjetër, ose ka qenë i detyruar të nënshkruaj pa dëshirën e tij këtë deklaratë. I nderuari Kola, unë nuk kam paralajmëruar asnjë lloj përkrahje për këtë qeveri, është e turpshme që e ulë veten në një nivel të tillë dhe tregon publikisht paftësinë tënde për të lexuar disa fjali, që kanë qenë shumë të qarta.

Kam thënë se nuk do bëhem asnjëherë pjesë e një qeverie që nuk njeh Kosovën, asnjë qeverie që gjuan me gurë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, asnjë qeverie që është kundër NATO-s dhe këtu më bëhet qejfi që e ke kuptuar që kurrën e kurrës nuk do isha pjesë qeverisëse më ty dhe shokët e tu. Nuk më çudisin shumë shokët e tu, por ti, që sot njihesh si i vetmi shqiptarë që je kundër pavarësisë së Kosovës, je i vetmi që bashkë me shokët e tu gjuan me gurë Ambasadën e Shqipërisë, je i vetmi shqiptarë pro serb dhe kështu do të mbahesh mend për dekada të tëra, sepse vështirë se do ketë një tjetër si ti. I shtyrë nga krenaria e një budallai sot tu dha rasti të gënjesh dhe të shpifësh, je specje e veçantë dhe për këtë ndoshta je krenarë, por po të isha në vendin tënd do me vinte turp!

Kam thënë se nuk kemi përfaqësues politik në qeveri, nëse e kupton çfarë do të thotë përfaqësues politik! Një anëtarë i Kryesisë nga ASH ka aplikuar për një post publik, dhe ka fituar vendin e punës me plot meritë, nuk është përfaqësues politik, por është kuadër profesional, por ty me siguri të dhëmb fakti që po ky person pas disa muajsh punë intensive ka bërë të mundur që Abetarja kombëtare të futet në përdorim por edhe më shumë ju pengon se ato i dhuroi falas Kryebashkiaku i Tiranës dhe e kuptoj mllefin dhe inatin që mund të keshë.

Për sa i përket votimeve në Parlament, vota ime për ligjin mbi kompensimin e nënave me tre dhe më shumë fëmijë ka qenë votë vendimtare, kam votuar dy herë pro, herën e parë nuk u plotësuan votat e nevojshme, ndërsa herën e dytë me kërkesën e z. Damjanoviq për shkak se nuk ishin numrat e mjaftueshëm, edhe pse isha i sëmurë dhe po qendroja në shtëpi kam shkuar në Parlament dhe kam votuar pro këtij ligji, dhe vota ime ka qenë votë vendimtare, por ti me siguri nuk i shikon seancat se nuk ke kohë. Dhe sa për dijenin tënde, ligji ka qenë propozim i z. Sasha Damjanoviq dhe jo propozim i SNP.

Për komunën në kuadër të kryeqytetit për çdo ligjë kam votuar kundër, ndërsa partia jote, ka qenë e përmbajtur, me pak fjalë nuk është se i ka interesuar shumë ajo çështje.

Nuk e di me ç’farë guximi del dhe jep leksione, kur partia që ti i takon nuk ka ndërmarrë as edhe një iniciativë apo është interesur ndonjëherë për fatin e shqiptarëve në Mal të Zi, por është kënaqur me faktin se ka në mesin e vet një shqiptarë. Biles në vitin 2008 ke qenë ti që ke stopuar dhe shkatërruar iniciativën për shpalljen e referendumit.

Sa i përket Gjukanoviqit, e keni patur shef për plotë 8 vite dhe në kohën e ndarjes së partisë ke vlerësuar se Gjukanoviqi nuk është serb i denjë dhe ka tradhëtuar idealet e serbisë së madhe, kështu që zgjodhe Bullatoviqin, Millosheviqin, Amfillohinë për tu mbetur besnik idealeve për një serbi të madhe.

Më vjen realisht keq kur duhet të bëj një diskutim të tillë, duke mos debatuar për ide, apo zgjidhje të mundshme më të mira, por në kohë të caktuara gjithmonë aktivizohen disa shpifësa që me doemos më duhet tu jap përgjigje për shpifjet që bëjnë.

Nik Gjeloshaj Facebook