Nika: Ishalla edhe zoti është i kënaqur me to?!!

January 17, 2016   | Opinione

Muhamet NikaNga Muhamet Nika

Sot në xhamitë e pazarit të Ulqinit u pa se në kohët e vakteve , besimtarëve nuk u prinin hoxhët, por kush mundi nga xhemati?! Thuhet se ata, të gjithë në grup- i ishin bashkangjitur në delegacionin e zgjeruar të Kryesisë së Bashkësisë Islame të qytetit, e cila sot shkoi për Rozhajë duke shprehur ngushëllimet    Reisit të Malit të Zi, të cilit i kish vdekur nëna….?!!

Kjo mbase do thotë dikush është krejt normale dhe mund të jetë kështu, por e gjithë kjo , më zgjoi nostalgji, për kohën e komunizmit, kur ditën e vdekjes së nënës së një drejtori të shkollës- atë ditë nuk punuan   shkollat e qytetit. Dhe helbete , kjo   ishte e kuptueshme për komunizëm….,por vetëm në komunizëm…?!!

Nuk e tha kot , po duket Shefik Kurdiq- imam nga Bosna… , se “komunizmi gjithë ku në vend ka rënë – përveç se në bashkësinë islame..?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„