Beci – Mavriq: Udhëtimi juaj në kurriz të qytetarëve të Ulqinit

January 18, 2016   | Shtypi / Mediji

Takimi me guvernatorin e Antalies-Komuna-UlqinitNë redaksinë tonë mbërriti kjo kumtesë e nënkryetarit të Komunës dhe anëtarit të Këshillit qendror të URA-së Safet Becit.

Duhet pranuar që grupimin politik URA dhe mua personalisht na tronditi rëndë kumtesa e funksionarit të Forcës Ardian Mavriqit. Posaçërisht kur e dijë se çfarë autoritetit dhe popullaritetit gëzon ky njeri në qytet, por edhe në partinë e vet. Tani jam i bindur që paratë e taksapaguesve, të cilat i ka shpenzuar në orët e bioenergjisë, në fakt nuk ishin hedhur kot.

E inkurajojë kjo Mavriqin që më në fund të thotë diçka publikisht, që ta dëgjojë i tërë Mali i Zi, pasi që deri tani ka punuar me duar në xhepa, duke u fshehur edhe mbas shpinës. Veçse nuk është ende e qartë nëse kjo deklaratë është shkruar në Ulqin apo diku jashtë shtetit, meqë bëhet fjalë për, tashmë ish kolegun tim, i cili parapëlqen të udhëtojë në kurriz të qytetarëve të varfër, e talenti i të cilit tejkalon nivelin lokal dhe në fokusin e tij konstant është politika e lartë ndërkombëtare.

Njerëzit e dashuruar ne vetvete, në shefin e partisë së tyre, por edhe të partisë së huaj, shpeshherë nuk janë në gjendje të shohin realitetin në sy, prandaj nuk habisin kritikat që ai i nënshkruan. Po të kishte pakëz moral politik nuk do ta kalonte orarin e vet të punës duke shkruar mesazhe se çfarë bëjnë të punësuarit tjerë në Komunë, kur zgjohen, apo si t’i ndërhyjë ndokujt në punë, ose t’ia prishë ndonjë projekt. Nuk do të përmendte as shkronjën “T“ nga fjala transparencë njeriu që në mënyrë të paligjshme ka mbajtur peng në sirtarin e tij planet urbanistike!? Nuk do të fliste për zhvillim personi që ka kolegë partiak, në qytet të njohur si “ekspert”, të cilët kanë kontribuar dukshëm që zhvillimi i Ulqinit të frenohet, përveç nëse ai zhvillim ka nënkuptuar interesin e tyre personal.

Nuk habit që ai, si ushtar partiak i Forcës, përmend disa ish parti (përndryshe, partnerët e tij të ardhshme të koalicionit në Qeverinë e Malit të Zi), dhe menjëherë pas kësaj flet për qeverisjen në Nikshiq dhe Podgoricë, me gjasë për të shprehur keqardhje që në ato komuna është në pushtet PDS-ja, e jo opozita!?

Pra, Mavriqit dhe udhëheqësve të Forcës janë përzier të gjitha. Sepse, pikërisht kjo parti është këmbësoria e cila qëndron në linjën e fundit të mbrojtjes së regjimit të PDS-së, ai grupim politik që shkatërroi qeverisjen lokale në Ulqin me qëllim që në te të hyjë pikërisht PDS-ja. Por, mbase kolegut tim i pëlqen të turpërohet logjikisht ose të thotë të vërtetën veç kur habitet.

Më vjen keq që ditën e tij më të bukur, kur e ka parë emrin dhe fotografinë e vet në gazetë, e prishi titulli i një gazete tjetër ditore. Momenti mashtrues i lavdisë, lajmi që Mavriqi përmes bioenergjisë më ne fund foli, e mbuloi lajmi që Prokuroria speciale është duke zhvilluar hetimin kundër shefit të partisë së tij. Ardi, sinqerisht, më vjen keq, por do të ketë mundësi për ty, tani ke filluar të nxehesh. Ulqini është i vogël për ty dhe ambiciet tua.

Në fund dua të t’këshillojë dhe të t’them : URA ju dha dorën që së bashku t’i ndihmojmë qytetarëve të Ulqinit dhe të ecim përpara. E pranoj: kemi gabuar. Juve ju udhëheqin dhe ju vejnë në veprim vetëm interesat e ngushta personale.

Prandaj neve tani, ish kolegu im, rrugët na ndahen. Juve (e ty veçanërisht), të cilët keni mbetur të mbërthyer ne karriget e juaja, ju mbetet shpresa që PDS-ja do të ketë mëshirë ndaj jush, nëse i qani mjaftueshëm. Në këtë mënyrë do të përfundojë projekti i formimit të, siç e quan ti “partisë më të madhe“, të dëshmuar si patriotike dhe me udhëheqësi guximtare.

Rrugë të mbarë në fusnotën e historisë së Ulqinit!

Ul.info