Mamulla ish-kampi i përqëndrimit, resort turistik super luksoz

January 18, 2016   | Rajoni / Region

Mamula-lux-hotels-montenegroTë transformosh ish-kampin e përqendrimit të Mamulës në një resort turistik luksoz.

Ky është qëllimi i qeverisë malazeze, që sot dhe nesër do të ndjekë nga afër punimet në parlament mbi kontratën e diskutueshme të privatizimit, ku kompania zvicerano-egjiptiane ”Orascom” mbetet në krye të ofertave për projektin e transformimit të këtij kampi.

Kështjella austro-hungareze, e lokalizuar në një ishull të pabanuar në hyrje të Gjirit të Kotorrit (UNESCO), është përdorur si kamp përqendrimi gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur kjo zonë ishte e pushtuar nga trupat e Musolinit.

Duke qenë se pjesa më e madhe e të burgosurve ishin banorë lokalë, nuk të habit fakti se shumica e qytetarëve të sotëm konsiderojnë se një resort luksoz turistik nuk është mënyra më e mirë për të vlerësuar këtë kështjellë.

Ata duan ta shohin atë si një muze, në respekt të historisë.

Sipas të dhënave, të paktën 130 persona nga 2 300 të burgosur, në kampin e Mamulës janë vrarë apo kanë vdekur nga uria përgjatë pranverës së 1942-it dhe vjeshtës së 1943-it.

Një zë i fuqishëm kundër projektit të ”Orascom”-it është ai i Butros Butros Galit, ish-sekretar i përgjithshëm i OKB-së, që në një letër dërguar kryetarit të parlamentit malazez, Ranko Krivokapiç, deklaron se ”të bën përshtypje fakti që zgjidhja e vetme për të vlerësuar këtë kështjellë duket se është një marrëveshje e pastër ekonomike”.

Nga ana e tyre, investitori dhe qeveria premtojnë se projekti do të respektojë historinë e ishullit me një dhomë kushtuar kujtimit të viktimave, edhe pse një gjë e tillë nuk figuron në projektin që është i disponueshëm në http://mamulaisland.com/

ATSH

Mamula-lux-hotels-montenegro-1 Mamula-lux-hotels-montenegro-2 Mamula-lux-hotels-montenegro-3 Mamula-lux-hotels-montenegro-4 Mamula-lux-hotels-montenegro-5 Mamula-lux-hotels-montenegro-6