Nika: Pse shqiptarët nuk duhet të kyçen në ministri?! Po them se ndihem i turpëruar dhe fajtor..?!!

January 21, 2016   | Opinione

Muhamet-NikaPortret nga burgu në Spuzh- i Muhamet Nikës, pikturoi Demë Ulaj, nga Plava – ish i përndjekur politik dhe piktor shqiptar

Shkruan: Muhamet Nika

Si   pjesëmarrës aktiv i demonstratave të 81 dhe i dënuar politik , pastaj si deputet i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi etj, sot pas 20 viteve , mund të them se ndihem i turpëruar nga pozicionimi i shqiptarëve në Mal të Zi, të cilët , veç kanë deklaruar moti se do ta përkrahin pa kushte, qeverinë- vetëm e vetëm se si të hyjnë në këtë qeveri, sa më parë si dekor.. .?! E duke harruar përmbushjen e kapitujve për funksionim të shtetit juridik që kërkohen nga standardet evropiane nga kjo qeveri që të përmbushen. E për çka qeveria do të duhej të ishte e bombarduar me kërkesat e partive shqiptare.

Dhe harrojnë se “ demokratizimi…” i Gjukanoviqit te faktori i jashtëm u bë nëpër mes derës së shqiptarëve në Mal të Zi, sepse derë tjetër nuk kish – Fillimisht në vitin 1997, në prag të vizitës së parë zyrtare të parlamentit malazez në Kongresin Amerikan që kryesohej nga Svetozar Maroviq.

Turpi i parë

Për të vërtetuar këtë, është rasti të përkujtoj opinionin , se neve deputetëve shqiptarë :M.BARDHI , M. NIKa, M.Gjoni dhe F.Dinosha, si kusht për të qenë anëtarë të delegacionit, na u ofrua një dokument për tu nënshkruar dhe në të cilin ne do të duhej të firmosnim ku thuhej- parafrazoj: Ne deputetët shqiptarë në Mal të Zi i rekomandojmë Kongresit   Amerikan , që të përkrahin politiken e reformatorit –kryeministrit –Gjukanoviq, i cili është duk na mbrojtur nga politika vrastare e S.Millosheviqit në Mal të Zi.

Me sa duket ata deputet shqiptarë , që e nënshkruan edhe shkuan me delegacion në Amerikë?! këto shërbime , i pranoi ti ketë bërë edhe vetë Bardhi, kur duke folur para një komisioni , për ndërrimin e emërave të rrugëve- lypi përkrahjen e DPS-it dhe tha “ se këtë e meriton – për punë të shërbimeve të mira që u kish bërë atyre- qeverisë në Amerikë para do ditëve”?!!

Por pas kësaj nuk pati më marrëveshje tjera serioze-me deputetët shqiptarë , përveç se një vend numërimi dhe reduktimi të vazhdueshëm të numrit të deputetëve, nga : 5-3-2- ….?!!!

Ku gjithherë ata e jepnin pëlqimin për zvogëlim, pasi nuk u ankonin në gjykatën kushtetuese – ose në komisionin e Venecias, para të cilit ligji zgjedhor u gjend dy herë- me vërejtjet e opozitës malazeze , por jo edhe të shqiptarëve e kjo më bënë me turp…, andaj deri sa të jetë kështu unë i bojkotoi zgjedhjet parlamentare….?!!

Turpi i dytë

Kur në prag të shpalljes së referendumit për Malin e Zi , të ftuar nga ambasada amerikane – subjektet e atëhershme parlamentare- LD-Udsh, PPD – e cila nuk mori pjesë në darkë dhe deputetët shqiptarë nga DPS, gjithë së bashku pranuan se edhe shqiptarët në DPS- janë legjitim , një lloj si ata dhe përfunduan se nuk kanë kurrfarë kushtesh për qeverinë –pas referendumit duke besuar se problemet e vogla –do ti zgjidhin ata vetë , pa ndihmën nga jashtë?!! ?!! E gjithë kjo mësohet nga deputeti Gegaj që e bëri gjithë këtë publike..?!!

Gegaj-Vijesti

Vjesti: Edhe shqiptarët e DPS-it janë partner amerikan deklaroi Gegaj

Turpi i tretë

Ndodh sot , kur gjithashtu pa u hamendur fare dhe pa kushte- kanë deklaruar se do të përkrahin qeverinë e Gjukanoviqit , edhe pse ajo varet direkt prej gishtave të tyre… Pse ndodhë kjo dhe për çfarë arsye – bëhet – hesapin mund ta dinë veç ata…, mbase e dimë edhe ne, po edhe ju…?!

Pse kam të drejtë ta them këtë…?!

Pas zgjedhjeve të vitit 1998 , na u ofruan do vende në ministri si numra- por pa kompetenca që do ishin prodhim i bisedimeve e të cilat pasi nuk u bënë ne- i refuzuam dhe atëherë cekëm që pa u përmirësuar pozita e shqiptarëve në arsim nuk do të bëjmë kyçje në këtë qeveri

Kujtojmë se atëherë qeveria që formohej , nuk e kish nevojën e gishtit tonë dhe ishte shumë e brishtë para politikës serbe dhe luftës në Kosovë që pritej të ndodhë dhe ndodhi. Thjeshtë pozita jonë ishte peng e luftës në Kosovë që sot nuk eshtë.

Ndihem i dështuar, dhe i mundur…., sepse nuk prodhuam një brez të ri politikanësh- deputetë-  të cilët do të dinin ta obligonin vetën në prag të integrimeve evropiane e standardeve që duhet kërkuar nga ata….?!

Andaj sikur më  krijohet përshtypja se partitë nacionale janë duke vrapuar kush më parë në prehër të DPS-it …?!!

nasa-borba-

Muhamet Nika, poslanik Demokratskog saveza CG, izjavio je da njegova stranka podrzava Vladu, ali da ce njihova odluka da li ce privatiti ponudjeno mjesto pomocnika ministra za obrazovanje i kulturu zavisiti od toga da li ce se pristupiti fundamentalnoj promjeni skolskih programa na albanskom jeziku. Vanredna sjednica crnogorskog parlamenta bice nastavljena u utorak sljedece sedmice, do kada Strucni tim treba da pripremi tri izborna zakona.

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„