Nika: Beci me shokë, lironi sa më parë zyrat- sot, se nesër- di të jetë vonë?!!

January 22, 2016   | Politika

Safet-Beci-zyra-ne-komun-ulqinShkruan Muhamet Nika
Pasi nënkryetari i komunës – Safet Beci, bashkë me menaxherin e tij Omer Bajraktari, po dhe të tjerët, për opinion veç kanë dhënë dorëheqje dhe e cila vazhdon ENDE të përsëritet në mënyrë teatrale.., në kuadër të kompetencave të mija , si koordinator i sigurimit të objektit dhe njeriu i parë përgjegjës për rendin shtëpiak si dhe shfrytëzimin e hapësirave të komunës , i ftoj ish- funksionarët publikisht që të kthejnë pas çelësat e zyrave që kishin.

Përndryshe nëse kjo nuk ndodhë , atyre shumë shpejt – me procedurë,  mund tu thyhen dyert edhe me forcë.. . ?”

Si dhe gjithashtu tu bllokohet hyrja në komunë – punë e pa punë, brenda dhe jashtë orarit. Çdo gjë do të bëhet, kuptohet në kuadër të kompetencës ligjore të definuar edhe me vendimin e rendit shtëpiak. Punë të cilën e kemi zbatuar edhe disa herë deri më tani , në raste të ngjashme me “funksionarë rebelë….”?!

Këto masa do të vlejnë edhe për zotin Bardhi , i cili nuk ka më as klub të vetin , por mba të uzurpuar zyrën që nga koha kur lidhja e tij.., ishte parti parlamentare.

Atij sipas statutit dhe rregullores , do ti jepet një zyre më e vogël- ose në te do të vendosen edhe klubet e partive tjera. Masat e cekura , mund të planifikohen në kuadër të aksionit të lirimit dhe ndarjes racionale të hapësirave , që janë më se të nevojshme për të punësuarit në administratën lokale…?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„

2