Elezagiq: Përkrahja e qeverisë për ambicie të veta politike dhe interesat personale të Forcës

January 23, 2016   | Shoqëria / Društvo

Skender-Elezagic-SDP-UlcinjKryetari i PSD-së në Ulqin Skender Elezagiq ka thënë se kjo parti për dallim nga Forca gjithmonë me përgjegjësi dhe profesionalizëm ka trajtuar të gjithë problemet me të cilët Ulqini ballafaqohet, duke u kujdesur për interesat e qytetarëve në mënyrë të drejtë e jo në formë marketingu, raporton portali Ul.info.

“Këtë gjë e kemi bërë në mënyrë shumë më të suksesshme se ato të cilët nga Ulqinakët kanë marrë ndonjë votë më shumë se na”, tha ai dhe numëroi ndryshimin e statusit të Kripores në Planin hapësinor të Malit të Zi, inicimin e çështjes së Kripores nga ana e deputetit të PSD-së Izet Braliq në Parlamentin evropian, mosvotimin e Ligjit për të Mirat detare me nenet kontestuese të cilët kanë të bëjnë me Ulqin, etj.

Elezagiq i parashtroi pyetje të reja Forcës: a ka Qeveria dhe njerëzit që janë pjesë e saj sado pak përgjegjësi për problemet që përmendni: për Kripore, për Valdanos dhe “Cubus Lix”, për vinë e të mirave detare, për ekonominë e shkatërruar turistike? A është përkrahja e kësaj Qeveri në interes të zgjedhësve tuaj dhe qytetarëve të Ulqinit apo është çmim të cilin duhet paguar për ambiciet dhe interesat personale të disa nga ju?