Mospranimi i kalas së Ulqinit në UNESCO, dështim i Malit të Zi

January 23, 2016   | Kulturë / Kultura

Kalaja-e-Ulqini-Folklori-i-UlqinitQeveria e Malit të Zi ka miratuar informatën për realizimin e projektit të nominimit të kështjellave mbrojtëse venedikase nga shekulli 15 dhe 16 për regjistrimin në listën e trashëgimisë kulturore botërore UNESCO, njofton portali Ul.info.

Një ndër këto kështjella është edhe Kalaja e Ulqinit, si zonë me rëndësi të veçantë.

Për regjistrim të kësaj kështjelle unike nga shekulli i 5 p.e.r. në listën e UNESCO-së tash shumë vite insiston Shoqata Kalaja.

Por, deri tani ka munguar përkrahja konkrete e Qeverisë së Malit të Zi dhe administratës lokale.