Emigrimi i shqiptarëve po vazhdon në heshtje

January 25, 2016   | Ngjarjet - Events, Real Estate

Emigrimi i  shqiptarëveRreth 75 mijë shqiptarë kërkuan azil në Gjermani gjatë vitit 2015 dhe kjo, sipas analistëve, është një numër i jashtëzakonshëm në raport me vitet e tjera.

Kjo lëvizje e pazakontë u nxit prej lajmeve spekulative që u përhapën në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri se Gjermania kishte nevojë për punëtorë.Studiuesi Eduard Zaloshnja thotë se emigracioni shqiptar do të ekzistojë gjithmonë sa kohë që do të ekzistojë disniveli i ndjeshëm mes minimumit jetik me dy dollarë në ditë në Shqipëri dhe pagesave shumë herë më të larta në shtetet evropiane.Statistikat thonë se gjatë 25 vjetëve të fundit shqiptarët janë populli që kanë prodhuar flukset më të madh emigruese në rajon dhe varësinë më të madhe nga remitancat në rajon.Shqipëria ka numrin më të lartë të emigrantëve për frymë të popullsisë në rajon, ose 30 për qind të banorëve. Numri i emigrantëve zë 75 për qind të banorëve në moshë pune. Ky numër e kalon fuqinë punëtore aktuale brenda vendit.Studiuesi Kosta Barjaba thotë se shkaqet shtytëse nga Shqipëria dhe forcat tërheqëse nga vendet e tjera janë shumë të mëdha e favorizojnë emigrimin.Kostoja dhe risku i emigrimit të shqiptarëve janë shumë të ulëta, thekson ai.Llogaritet që një familje mesatare shqiptare do të duhet disa dekada të arrijë nivelin e familjes minimale gjermane, ndaj tendenca për të emigruar nuk mund të ndalojë.Analisti Zaloshnja tha se në valën e parë shumica e emigrantëve shqiptarë ishin nga shtresat më të varfra, që shisnin pak gjëra që kishin në Shqipëri dhe iknin me shpejtësi drejt Gjermanisë, ndërsa tani ka nisur largimi i punonjësve të kualifikuar.Studiuesit theksojnë se këto dallgë emigrimesh i kanë kaluar më parë edhe shtete si Italia, Greqia dhe ndodhin gjithmonë kur disa vende janë më të zhvilluara se të tjerat.Dyndja e shqiptarëve pritet të jetë po aq e përkohshme sa edhe kthimet e shqiptarëve nga Greqia, të dyja po ndalojnë gradualisht.Çdo vit largohen nga Shqipëria në mënyrë të heshtur nga 45-50 mijë persona, sipas statistikave.Popullsia shqiptare tkurret mesatarisht me 20 mijë banorë çdo vit. Largimet dhe kthimet janë njëlloj, ndryshe kjo tkurrje do të ishte më e madhe.Ndërkohë qeveria ka nisur projektin për të regjistruar të gjithë emigrantët anembanë botës për të siguruar më mirë shërbimet dhe të drejtat e tyre.

Gazeta KNN