Forcat politike shqiptare në Mal të Zi për një platforme të përbashkët – Video

January 25, 2016   | Politika
koalicioni-shqiptar-ne-mal-te-ziForcat politike shqiptare në Mal të Zi, këto ditë, po punojnë në hartimin e një platforme të përbashkët të veprimit politik. Me këtë platformë pritet që të harmonizohen qëndrimet dhe kërkesat e shqiptarëve në fushën e të drejtave dhe lirive të këtij komunitetit në Mal të zi.
Kjo nuk është hera e parë që subjektet politike shqiptare bëjnë përpjekje për bashkërendimin e veprimtarisë së tyre, por që të gjitha dështuan. Si pasojë kohëve të fundit është shtuar numri i partive politike duke e përçarë elektoratin dhe duke rrezikuar përfaqësimin e shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj  përgatiti kronikën:
VAO
YouTube Preview Image