Nika: Kinobashta u humb, sepse ekspertët e gjyqit dëshmuan rrejshëm…?!!

January 25, 2016   | Opinione

Kino-Bashta-UlcinjShkruan Muhamet Nika

Sa për, kinobashten të cilës mediat- personat dhe portalet , po i kthehen shpesh , shtojmë se për hetimet -nuk është problem pse u dha, por si u dha – me ligj apo pa ligj ajo, pasi e drejta e dhënies së saj me qira është e miratuar nga kuvendi i komunës- në aktin themelues dhe e regjistruar në Gjykatën Ekonomike.

Deri sa isha vetë drejtor , ajo ishte e dhënë sipas kontratës me ligj edhe brenda destinimit. Por për ta pruar situatën në suaza normale, pasi fitohej me shantazhe “e grushta” – për dy tri mijë euro në vit…,vitin e dytë të mandatit , ajo nuk u dha fare-Pra mu imponua të humbas një sezon të tërë dhe u dha vitin e radhës e afatizuar deri në sezonin e vitit 2007.

Gjatë vitit 2008 , kam dëgjuar se me palën ishte nënshkruar fillimisht një kontratë e re ditore ,që pasuesi i jem si drejtor e dha atë për organizim koncerti; për 3 orë 300 euro…?! Por me vendim të këshillit drejtues dhe të komunës, nuk u bë më nënshkrimi i kontratave të tilla dhe ajo gjatë verës së vitit 2008 nuk punoi….?!!! Në të njëjtën kohë këshilli drejtues i qendres- kishte njoftuar me shkrim sekretariatin e komunës që personit i cili e shfrytëzonte , ti ndërpritet leja e punës çka edhe ndodhi, por si dhe kush e mbuloi atë me letra – nuk është më problem i Qendrës për Kulturë- Ulqin.

Ndërsa , si duket ,ajo u humb në proceset gjyqësore që pasuan, pas kohës sime- pasi që ekspertët e gjyqit kishin dëshmuar rrejshëm duke fshehur faktet. Për këtë shih këto dokumente si më poshtë.

Me 19.12. 2008 . komisioni për kthim të pasurisë , i kthen familjes së Zyberajve tokën (parcelat kadastrale- pasi kishin kërkuar që toka e cila ishte marrë për ndërtim të kinos dhe që nuk ishte ndërtuar, tu kthehej , sipas ligjit. Kurse për hapësirat e ndërtuara e në funksion, të kompensoheshin nga fondi përkatës- Shtojmë që lënda e tillë gjyqësore në Tivar , kishte arritur , pasi komisioni i formuar nga komuna kishte vërtetuar se aty nuk ishte ndërtuar fare objekt filmi…? Habitë fakti- si është mundur një gjë e tillë , pasi të gjithë anëtarët e komisionit ishin ulqinakë dhe që kanë shikuar film aty.

Në dokumentin për kthim të pasurisë të komisionit të Tivarit, nr: 030-ul-6- 308-5/208, më 19 .12 .2008 në Tivar shkruan:”Komisioni për kthim të pasurisë… mbi bazën e analizave- mendimeve e dëshmive të inxhinierit të ndërtimtarisë Marnikoviq Andrisë– të dhënë –

  • para komisionit në Ulqin, dhe të përsëritura pasi toka ishte e pa ndërtuar ai u       besoi sepse fjala ishte për ekspert të përhershëm gjyqi .
  • Eksperti i gjeodezisë Popoviq Dragolub , kishte bërë identifikimin e parcelave kadastrale dhe për kufijtë e shtrirjes së tyre….,si pronësi e KO të Qendrës për Kulturë…, që edhe kjo u mor për të vërtetë?!
  • Në dokument e cekur shkruan: Pasi fjala ishte për ekspertë të përhershëm gjyqi, komisioni i dëshmisë së tyre u kishte besuar deri në fund….?!
  • Dhe duke u nisur nga kjo po shihet, se ishin pjekur të gjitha kushtet për kthim të parcelave përkatëse si të pa ndërtuara e jo në funksion…?!

Kuptohet se mbrojtja e shtëpisë së kulturës kish reaguar në këtë vendim të komisionit dhe gjykata e kish marrë në konsideratë ankesën e shtëpisë së kulturës, andaj edhe lënda ishte fituar.

Por si është zhvilluar mbrojtja e radhës nga komuna- pasi pala ishte ankuar së rish, këtë pritet ta zgjidhin si enigmë organet e hetuesisë.

Duke e ditur se po të vazhdonim do të fillonim e përsëritnim veten, po udhëzojmë në aktin e ankesës së qendrës për kulturë . nr.6 . më

15.1.2009. E në të cilën mbrojtësi i komunës kish shtuar:

  • “ Që janë laike dhe plotësisht të pavërteta –konstatimet e ekspertëve të gjyqit – atij të gjeodezisë dhe atij të ndërtimtarisë…, se pasuria e patundshme e parcelave kadastrale në pronësi të kulturës, ishte tokë e pandërruar dhe se duhet të kthehen sipas ligjit…?! Dhe se, gjithashtu, ka mospërputhje , kur thotë se” në mes të tapisë e sipërfaqes ekziston mundësia e mospërputhjes së kufijve sepse nuk ishte peshuar me instrumente gjeodezike..” Duke lënë dyshim , se parcellat në fjalë të jenë jashtë kufijve aktualë të kinos…?!!
  • Që gjetjeve të ekspertit të gjeodezisë të dhëna- pa dalë në vend ngjarje- u ishte bashkangjitur edhe eksperti i ndërtimtarisë –Andrija Marnikoviqi, i cili në fakt nuk është inxhinier i ndërtimtarisë, por i komunikacionit dhe shprehet habija që përse e bëri këtë organi për kthim të pasurisë…?!

Gjithashtu ne për të dëshmuar të kundërtën , përveç dëshmive të nxjerra nga mbrojtësi i shtëpisë së kulturës , sjellim të skanuar edhe procesverbalin për kryerjen e punimeve në kinobashtë , i cili konstatonte gjendjen ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit nga viti 1971,kur ajo u sanua me pëlqimin dhe lejen e urbanistikës..?!!

Po përse u fsheh , ky argument, mbase kjo ndodhi , për të mos u prishur punë atyre që kanë vendosur kafiteritë e veta- private, poshtë kinobashtës ; nën investimin e kryer nga komuna dhe të privatizuar pa pëlqimin e saj …?!.

Bile të gjithë e dinë se ata i shtinë në dorë duke qenë edhe në konflikt interesi , duke i   “blerë”, pre Rivjera e kish në shfrytëzim si ndërmarrje turistike…JA PSE ËSHTË SHUMË E VËSHTIRË TË FLASËSH TË VËRTETËN DHE ËSHTË PUNË E SHENJTË- NJËKOHËSISHT?! KTHIMI I SAJ NË KËTË FORMË ËSHTË PRESEDAN SEPSE NUK PRITET TË KËNDOJNË – NGJASHËM AS ATA TË CILËT BLENË NË KALA TË ULQINIT, NGA RIVJERA PASURINË E CILA ISHTE PRONË E ZYBERAJVE…?!!

Për këtë shih dokumentet korruptuese…

  • Pjesë nga dokumenti nr: 030-ul-6- 308-5/208, më 19 .12 2008 në Tivar- Komisioni i Tivarit.
  • Ankesa e shtëpisë së kulturës që e pranoi gjykata- e në të cilën – pala përsëri u ankua.
  • Kopje e procesverbalit të ofertave të ndërtimit të kinobashtës. më 1971.
  • Pjesë nga  dokumenti Kino-Bashta-Ulqin
  • Pjesë nga  dokumenti Kino-Bashta-Ulqin-1
  • Pjesë nga  dokumenti Kino-Bashta-Ulqin-2
  • Pjesë nga  dokumenti Kino-Bashta-Ulqin-3
  • dokumenti-Kino-Bashta-Ulqin

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„