Sindikata e komunës së Ulqinit kërkoi nga ekzekutuesi publik bllokimin e llogarisë së komunës – për 6 rroga?!

January 26, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Opstina Ulcinj PressKy lajm u mësua nga sindikata e punëtorëve të komunës, e cila vendosi, që në këtë mënyrë të zgjedh problemin e rroga ve të pushtetit vendor , pasi komuna për arsye të ngërçit politik u detyrohet atyre 6 rroga . Kujtojmë që për këtë arsye – kuvendi nuk pati sukses të votojë vendimin për zhbllokim të 4, 4milionëve kredi, të parapara për rroga e kontribute të pa shlyera- Ekzekutori i shtetit , mësohet të ketë mohuar kërkesën e tyre , me motivacion që dokumenti i llogarisë së rrogave , nuk është dokument publik duke i drejtuar ata në gjyqin e pleqnisë, i cili zgjat me vite , po të niste..?!!

Në sindikatë janë të bindur për të kundërtën , sepse me ligj – parashihet që edhe llogaria e rrogave është dokument valid publik dhe atëherë për të realizuar këtë të drejtë ligjore e kushtetuese , ata do t’i drejtohen ministrisë së drejtësisë të bëjnë komentimin e normës së cekur ligjore….?!!

Si duket ekzekutori , për momentin dron tl bëjë bllokimin e komunës- pa një koment të ministrisë përkatëse, ose e sheh se e zvogëlon interesin e vet , sepse me këtë potez të sindikatës , i bie të kalohet epidemija e bllokadave gjyqsore….?!!

Muhamet Nika