Bombë e ndërtimit në komunen e Ulqinit

January 27, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Ulqini-FotoNë territorin e komunës së Ulqinit momentalisht ndërtohet ose rindërtohen rreth 150 objekte. Kaq nuk është punuar as në kohën e të ashtuquajturit bumit ekonomik gjatë viteve 2006-2009, transmeton portali Ul.info.

Që sezoni ndërtimor është në kulmin e tij mund të shihet më së miri në Kala ose përgjatë bulevardit “Teuta” ku katet e rinj mbijnë si kërpudhat pas shiut. Shumëkush ndërton një kat, dikush dy, e ka nga ato që ndërtojnë tre kate të reja. Sikur të ishin lego kube.

Ndërtimi do të ishte akoma më i madh sikur institucionet e Komunës së Ulqinit të kryejnë më mirë punët e veta dhe më shpejt të miratojnë planet urbanistike.

Edhe arka e qytetit do të ishte më plotë, sidomos nëse dihet se vetëm në bazë të tatimit në patundshmëri të pa paguar, kompanitë dhe qytetarët i kanë borxh qeverisjes lokale rreth shtatë milion euro.