Ekspozitë Fotografike / Photography Exhibition – Jetlir Kovaçi

January 27, 2016   | Kulturë / Kultura

Ekspozitë Fotografike -Photography Exhibition - Jetlir KovaciTë organizosh ekspozitë të fotografive do të thotë të ekspozosh botën shpirtërore tuajen, emocionet dhe të thuash atë që s’e thua dot me fjalë, sepse fotografia është art, është pasqyrim i botës së brendshme të autorit, është komunikim me auditorin, por pa fjalë.

Pasionin tim për fotografinë, për të bukurën, dëshiroj ta konkretizoj me një ekspozitë të fotografive që ka për qëllim ekspozimin e të bukurës nga këndvështrime të ndryshme. Aktivitetet e këtilla janë të domosdoshme, të mirëseardhura, në funksion të njohjes me njëri tjetrin dhe të unifikimit të botës shpirtërore. Në këtë ekspozitë do të sjell imazhe të ndryshme, gjithandej, ku syri u mishrua me të bukurën dhe ku troku i ecjes u ndal në hap, në vend, për të shkrepur aparatim tim!

Ne vijmë nga vende të ndryshme, nga shtresa të ndryshme sociale, nga kultura të ndryshme dhe qellimi i kësaj ekspozite është që për një moment të ndjehemi të gjithë të barabartë! Le të jetë kjo ekspozitë dhe Qendra Kulturore e Ulqinit si pikëtakim i të gjithë dashamirësve të artit, le të flasim me njëri tjetrin përmes imazheve të bukura që transmeton fotografia!

Jetlir Liri Kovaçi ju ben ftesë në:Ekspozitë Fotografike / Photography Exhibition – Jetlir Kovaçi