Gjekë Gjonaj zgjidhet kryetar i Këshillit Programor të Kohës Javore

January 28, 2016   | Shoqëria / Društvo

Gjeke-Gjonaj-UlqinNë mbledhjen e mbajtur sot në Ulqin ashtë zgjedhur Këshilli Programor të gazetës së përjavshme “Koha Javore”.

Kandidat për këtë Këshillë në muajin dhjetor ishin: Ali Daci, Albert Camaj, Behar Nikaj, Bekim Çoboviq, Gjekë Gjonaj, Haxhi Shabani, Iliriana Resulbegoviq, Idris Gjokaj, Ismet Gjonbalaj, Muhamet Nika, Musa Gjoka, Nikollë Berishaj, Sabina Osmanoviq dhe Tahir Tahiri.

Kurse me shumicë votash, antarë të këtij këshilli në muajin dhjetor 2015 janë zgjedhur: Gjekë Gjonaj, Albert Camaj, Bekim Çoboviq, Iliriana Resulbegoviq dhe Ismet Gjonbalaj.

Këshillit-Programor-të-Gazetës-Koha-Javore-

Këshilli i sapozgjedhur ndër detyrat e tija është edhe zgjedhja e kryetarit të këshillit dhe kryeredaktorit të “Kohës Javore”, që që u perfundua në mledhjen e sotme ku gazetari i mirënjohur Gjekë Gjonaj u zgjodh njëzëri kryetar i Këshillit programor të Kohës Javore.

Kjo u vendos në mbledhjen konstituive të këtij këshilli, e cila u mbajt sot në Ulqin.

Në mbledhjet e ardhshme pritet të miratohet rregullorja e punës, si dhe mjaft vendime tjera me rëndësi në mbarvajtjen e gazetës së vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi, njofton portali Tv Teuta.