Bajraktari bën përgjegjës politikanët ulqinak dhe qeverin e Malit te Zi për Ulqinin

February 1, 2016   | Politika

Omer Bajraktari-ulqinËshtë e pashpjegueshme për ne nga Këshilli komunal i URA-së që deputetët dhe partitë me seli në Ulqin, në vitin zgjedhor, saktësisht në përfundim të mandatit, mund t’i japin besimin qeverisë.

Sepse, janë të mjaftueshëm vetëm dhjetë minuta shëtitje në qytet që qytetari i thjeshtë të bindet se kjo qeveri në Ulqin nuk bëri asgjë. Përkundrazi!

Pra, arsye për vendim të kundërt ka shumë, e unë do ti ceki shkurtimisht vetëm disa.

Nëse të paktën sipërfaqësisht e njohim problemin e Kripores, është më se e qartë që kjo Qeveri nuk meriton besimin e asnjërit nga Ulqini. Në mënyre misterioze 15 milion m2 të pasurisë natyrore dhe mundi i shumë gjeneratave të punëtorëve të kësaj ndërmarrje më të vjetër në qytet, duhet t’i dhurohen kush e di se kujt!?

Një problem ndoshta më i dukshëm është Valdanosi, për të cilin Qeveria në këto 25 vite ka pranuar se nuk dëshiron ta zgjidh. Deputetët nga Ulqini që ia japin besimin kësaj qeverie veçse dëshirojnë të manipulojnë me neve, që pikërisht ato do ta rregullojnë këtë çështje përmes tregtisë me sasinë e betonit dhe numrin e krevateve në labirintin e planeve hapësinore të cilët i punon pikërisht kjo qeveri për këtë zonë unike.

Tre, zinxhiri i problemeve rreth privatizimit në komunën tonë. Vetë fakti që të gjithë privatizimet në Ulqin ishin të pasuksesshme, që çdo gjë është ndaluar, duke mos dhënë asnjë sinjal dhe vullnet që ky problem, të cilin e vetkrijuan, dëshirojnë ta zgjidhin, flet mjaftueshëm.

Për më tepër, të gjithë e dimë që komuna e Ulqinit, për shkak të ligjeve të ndryshme, ka më së paku kompetenca në territorin e saj nga çdo komunë tjetër në Mal të Zi. Tani, po këtë Qeveri, e cila krijoi këtë sistem, duhet mbështetur. Çdo koment është i tepërt.

Shpjegimi se për shkak të integrimeve euro-atlantike duhet të votohet për besimin e Qeverisë është qesharak. Vetë fakti se ambasadorët më me rëndësi të shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-së hapur dhe publikisht janë në anën e qytetarëve të Ulqinit sa i përket këtyre problemeve jetike, e thyen në copa tezën e tyre.

Jam i sigurt se për shkak të këtyre problemeve, por edhe atyre që bëjnë pjesë në korpusin socio-ekonomik, juridik, demografik dhe të tjerë, kjo Qeveri nuk e meritoi besimi e Ulqinakëve.

Prandaj, përgjegjësi të plotë për gjendjen në Ulqin e ndanë Qeveria dhe ato që e mbështesin pa kushte.

Në fund pyes: çfarë i mbetet deputetëve dhe partive që e mbështetën Qeverinë, nëse ajo vendosë që për blerjen e Kripores në bursë për 800 mijë euro është paguar çmimi i drejtë, apo nëse në Valdanos projekton vila dhe hotele? Çfarë justifikimi do të kenë atëherë ?

Ul.info