Green Home: Puset e naftës në Ulqin rrezikojn banorët dhe zonën bregdetare

February 1, 2016   | Shtypi / Mediji

reg-naftna-platforma“Shqyrtimi publik për Draftin e studimit të vlerësimit strategjik të ndikimit të hulumtimit të naftës dhe gazit në nëndet është në vijim, por informimi i mirë për pasojat e ndikimit në mjedisin jetësor dhe cilësinë e jetës së qytetarëve nuk po bëhet. Grupet më të ndjeshme akoma nuk janë të njoftuara me pasojat elementare të cilat hulumtimi i naftës dhe gazit i sjell me vete. Ndërsa pasojat akute janë të shumta dhe nënkuptojnë prej devastimit të fondit të peshqve e deri tek turizmi si degë kyçe ekonomike”, thuhet në kumtesën e OJQ Green Home.

Siç shtohet, këtë projekt duhet ndalur plotësisht dhe të ndalohet hulumtimi i mëtejmë i naftës dhe gazit nga nëndeti.

“Projekti rrezikon të shkatërrojë të mirën natyrore kyçe në të cilën me dekada është bazuar zhvillimi i Malit të Zi dhe në mënyrë të drejtpërdrejt rrezikon kategorinë Kushtetuese të së drejtës për mjedis të shëndetshëm dhe të mbrojtur natyror të qytetarëve dhe shtetit ekologjik”, përfundojnë nga kjo organizatë.

Ul.info