Në shkollen e re në Sukobin fillojnë punimet

February 2, 2016   | Lajmet / Vijesti

shkolla e re në SukobinShkolla e re në Sukobin në një sipërfaqe prej 450 metra katrorë, ku do të ketë klasat moderne të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme si dhe sistemin e ngrohjes dhe ftohjes duket se do behet se shpejti realitet. Në vitin e ardhshëm shkollore nxënësit dhe mësimdhënësit do ta presin në objektin e ri, sipas gjasave të fotografiave derguar nga Riza Suada Kurti.

Duhet cekur  ky projekt që ka nisur para 7 viteve i iniciuar nga Diaspora, por ka pasur zvarritje për arsye të ndryshme. Në financimin e këtij projekti merr pjesë Komuna e Ulqinit, diaspora dhe Qeveria e Malit të Zi. Për ndërtimin e shkollës në fjalë janë ndarë rreth 300 mijë euro dhe punimet priten të përfundojnë para vitit të ri shkollor.

Përfaqësuesi i diasporës në SHBA Cafo Boga ashtë shprehur që është dashur të kalojnë 7 vite, të ndërrohen tre kryetar që të gjejmë një marrëveshje, dhe të fitojmë dritën jeshile për realizimin e këtij projekti i cili është nisur pikërisht nga diaspora.

shkolla e re në Sukobin-1