Nika: Përveç Galebit Rrok Shpedi vendos edhe për transportin urban…?!!

February 2, 2016   | Opinione

muhamet-nikaShkruan Muhamet Nika

Disa vite më parë, kur isha më i ri , më qëlloi të më ndalojë hoxha i fshatit e duke më pyetur ; nëse unë e di domethënien e saktë të fjalës “ LLOBI…”?! Ç’ është e vërteta, pasi që as vetë nuk e dija saktë , i thashë që përgjigjen do ta jap , pasi të konsultoj fjalorin e Vujaklisë, ë fjalëve të huaja …., dhe aty pash se kështu quhej, ajo që njihet si, “ Djevojka za mamac”, thjeshtë femrat e paradhomave të kryetarëve , të cilat të kryenin punë , më shpejt se vetë institucionet përkatëse.

Në rastin tonë , pasi të lexoni shkrimin – atë të kioskave, ju vetë duhet të merrnin me mend se kush mund të ketë qenë “ajo vajza , që i kreu punët…”- miku i Rrokut në Ulqin. Ky jo vetëm që pushtoi lokacionin e Galebit- për të cilin ne tash disa herë po humbim edhe do procese gjyqsore , por po shohim që pushtoi edhe politikën e transportit urban e ndër urban , e cila si materie është ekskluzive punë e parlamentit lokal..?!!!

Nëse lexoni kontratën që sjellim më poshtë , të nënshkruar nga Gëzim Hajdinaga – si kryetar komune dhe drejtorit gjeneral i të Rrrok Shpedit –Ndue   Stanaj , në nenin 3 të kontratës, shohim që kjo firmë gëzon të drejtën e vendosjes së kioskave,   për shitje të duhanit në stacionet e autobusëve urban mbi bazën e cila ishte “ caktuar sipas planit të linjave urbane dhe ndër urbane të transportit të udhëtarëve në territorin e komunës së Ulqinit..”?!!

Kurse sipas “demek” planit të qarkullimit të autobusëve brenda qytetit , shohim që autobusët , të ulen edhe në Plazh të Vogël…?! Edhe pse në Ulqin , as që kemi fare transport të organizuar urban dhe ndër urban me vendim të kuvendit edhe pse kjo është e drejtë e pa tjetërsueshme kushtetuese qytetare.

Thjeshtë , këtë punë të parlamentit dhe qytetarëve del se e kryen vetë Nue Stanaj me ata të cilët “lobirasin..” në favor të tij.

Mbase logjika ta thotë se ai i cili ka me qira vendet e stacioneve të autobusëve zotëron edhe politikën e linjave të autobusëve në qytet dhe e kemi ashtu të pa organizuar që nga koha e Skender Hoxhës…?!!!

Këtë shkrim e bëra , sepse tepër vonë më ra në dorë kjo kontratë , për të cilën nuk kisha njohuri si kryetar kuvendi në kohën kur u nënshkrua.

Kjo është e rëndësishme të ceket sepse , si duket ne jemi e vetmja komunë që nuk e kemi të organizuar si duhet çështjen e transportit urban e ndër urban që është e drejtë kushtetuese …?!

Sherbimi urban ne Ulqin- Transporti-kontrata Sherbimi urban ne Ulqin- Transporti-kontrata-1

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„