Partitë shqiptare për ndryshimin e ligjit zgjedhor në Mal të Zi

February 3, 2016   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nazif-Cungu-Krivokapiq-GjukanoviqFoto: Savo Prelević

Partitë shqiptare në Mal të Zi do të vazhdojnë të ngulin këmbë në ndryshimin e ligjit zgjedhor i cili është tejet diskriminues ndaj partive shqiptare, mëson portali Lajm.me.

Në takimin e liderave të partive, i cili është planifikuar të premten, pritet që partitë shqiptare të dorëzojnë për diskutim iniciativën e tyre, për të cilën janë marrë vesh të gjitha partitë.

Nevojen e ndryshimit të këtij ligji diskriminues, i cili mandatin e partive shqiptare  e bën dyfish më të shtrenjtë se atë të partive qytetare, e kanë përkrahur deklarativisht kryeministri Gjukanoviq dhe përfaqsuesit e disa partive opozitare.

Gjithsesi, për ndryshimin e këtij ligji deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare problem mund të përfaqsojë koha e kufizuar në dispozicion.

Nazif-Cungu-Krivokapiq-Gjergj-Camaj-

Mbahet takimi i liderëve të partive, Gjukanoviq sërish sqaroi ofertën për opozitën

Liderët e partive politike parlamentare mbajtën sot takim në kuadër të dialogut parlamentar për ndërtimin e besimit në procesin zgjedhor. Në takim nuk morën pjesë përfaqësuesit e Frontit Demokratik, ndërsa lideri i Demokratëve, Aleksa Beçiq u largua nga kjo mbledhje, duke theksuar se tema e takimit është ristrukturimi i qeverisë aktuale, kurse ata duan qeveri të re. Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka theksuar se në mbledhjen e mbajtur në kuadër të dialogut parlamentar për ndërtimin e besimit në procesin zgjedhor ka sqaruar sërish ofertën për opozitën të cilën e ka kumtuar edhe në seancën parlamentare. Pas takimit Gjukanoviq ka theksuar se përfaqësuesit e partive tjera kanë pasur propozimet e veta të cilat do të shqyrtohen deri të premten kur do të mbahet mbledhja e radhës. Ai ka vlerësuar se ky takim ishte i suksesshëm dhe se për ofertat tjera nuk mund të deklarohet deri sa të mos i lexojë ato. Më parë kryeministri Millo Gjukanoviq i ftoi të gjitha partitë opozitare në parlament që të hyjnë në qeveri dhe me marrjen e një pjese të përgjegjësisë, të ndihmojnë që shteti të forcojë stabilitetin dhe të fitojë pushtetin meritor pas zgjedhjeve. Kryeministri ka theksuar që është i gatshëm që në ministrinë për punë të brendshme, të financave, të punës dhe kujdesit social dhe të bujqësisë, të jap hapësirë për opozitën parlamentare që të hyjë në qeveri. Në takimin e sotëm të liderëve të partive opozitare, Lëvizja qytetare- URA, DEMOS-i dhe Partia SocialDemokratike kanë paraqitur platformë të përbashkët.

TVCG