Presidenti Nishani u takua me drejtuesit e partive shqiptare në Mal të Zi

February 3, 2016   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Bujar-Nishani -me drejtuesit e partive shqiptare në Mal të Zi-DurresPresidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dje në Durrës organizoi një drekë pune për drejtuesit e partive shqiptare në Mal të Zi.

Në takim është biseduar kryesisht për problemet me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Mal të Zi, raporton portali “Malësia org”.

Presidenti premtoi angazhim të Shqipërisë në përmirësimin e statusit aktual të shqiptarëve, i cili nuk është në nivelin e kënaqur.

Në takim u fol edhe për nevojën e platformës së përbashkët të cilën janë duke e punuar partitë shqiptare. Nishani ofroi përkrahje për të gjitha iniciativat politike që do të jenë rezultat i angazhimit të përbashkët të subjekteve politike shqiptare.