Gjeloshaj do të kërkojë ish-postin e Ferhat Dinoshës

February 4, 2016   | Shoqëria / Društvo

Nik-GjeloshajNë qoftë se vjen deri të ndryshimi i Qeverisë, shqiptarëve duhet të u takonte Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Nacionale, ka thënë deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, transmeton agjencia MINA.

Deputeti Gjeloshaj ka thënë se bazë e bashkëpunimit të mëtejshëm është që të kenë postin e ministrit.

Në qoftë se duan përkrahjen tonë në formimin e Qeverisë së re, ky është minimumi, poshtë të cilit as nuk duhet të mendohet ” ka thënë Gjeloshaj.

Ai ka sqaruar se do të mbështesë qeverinë riorganizuar e cila është propozuar përmes dialogut parlamentar, nëse ata përmbushin kërkesat e tyre në nivelin kadrovik dhe programorë.

Gjeloshaj shtoi se është e rëndësishme që në kuadër të marrëveshjes të jenë ndryshimet në Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve.

Ai është shprehur se pjesë e marrëveshjes me Qeverinë duhet të jetë edhe vetëqeverisja lokale në Malësi, ku zgjedhjet lokale në Tuz do të organizoheshin para atyre parlamentare.

Votën pro besimit të Qeverisë Djukanovic e kishin dhënë dy deputetët nga partitë shqiptare Gjeloshaj dhe Nimanbegu në votimin e 28 janarit. Vota e dy deputetëve ishte vendimtare për të shpëtuar qeverinë Djukanovic.

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Nacionale, në mandatet e kaluara e ishte nga radhët e Unionit Demokratik të Shqiptarëve në krye me Ferhat Dinoshën. /MALESIA.ORG/