Nika: Bostanxhisë mos i shit bostan – Pse na tradhëtuan deputetët shqiptarë…?!!

February 4, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet NikaNga Muhamet Nika

Kur më qëllon të lexoj në portale , se” partitë shqiptare në Mal të Zi do të vazhdojnë të ngulin këmbë në ndryshimin e ligjit zgjedhor i cili është tejet diskriminues ndaj partive shqiptare…”, them të vërtetën , se kjo më ngjall krupën dhe më bënë të vjellë sepse është një mashtrim perfid i partive nacionale shqiptare . Thjeshtë shihet se edhe këtë punë e kanë bërë sipas zakonit vetëmashtrim. ..?!
Mehmet-Bardhi_Meto-Zenka_Vasel-Sinistaj_Genci-Nimanbegu_

Shtrohet pyetja pse?!

  • Ligji aktual zgjedhor , me të cilin u bënë zgjedhjet e kaluara , i ra të ndryshohej nga ai i më parshmi , me kërkesën  e opozitës malazeze dhe i cili , pamë se për tu pranuar nga evropianët , 2 herë u gjet para Komisionit të Venecias, ku u integruan “pa dashjen e DPS-it” edhe kërkesat e opozitës malazeze.

Por njeriu sot mund të pyes :

  • Pse deputetët shqiptarë : Bardhi, Nimanbegu, Zenka e Sinishtaj , vërejtjet e veta që i bënë në parlament , nuk ia dorëzuan Komisionit të Venecias- ngjashëm siç bëri opozita?! – Kjo mund të dihet vetëm prej tyre…?!! E tek ne, deri sa mos të thuhet, të paktën mua , si”bostanxhi..”, më lë dyshimin,që mund të ketë qenë çështje pazari politik.
  • Le të më falin deputetët e përmendur , por të drejtn morale për të shtruar këtë çështje nuk e kanë më, përveç që nëse nuk mendohet , që në zgjedhjet e radhës , deputeti i Udsh-së , që iu dha Frontit- tashti në zgjedhjet e ardhshme – sipas kësaj metode ti jepet DPS-it , ose shqiptarëve..?!!! Pasi fitorja pritet të jetë përsëri e ngushtë…?!!

 

Çudia shqiptare?!

  • Çudia e radhës edhe pse nuk patëm vërejtje në Komisionin e Venecias, dhe në zgjedhjet   fundit u fituan 3 deputet shqiptarë , vërejtëm se deputeti i tretë , ai i UDSH-së , u “vodh ..” , nga komisioni zgjedhor dhe iu dha Frontit..?!
  • Mehmet Zenka , deputeti me mandat të grabitur , i revoltuar , për këtë punë shtoi se do të ankohet në gjykatën ndërkombëtare , por mjerisht edhe ky po duket se i uli” kuburet “ duke u kënaqur një lloj si të tjerët “se ia vodhën mandatin..”?!!Andaj , ai për këtë nëmë – kukuraqë   e vajton si do gazetarë e analistë, që veç kritikojnë por nuk japin zgjidhje ..?!! E kuptohet se e gjithë   kjo nuk mjafton për formim të një opinioni pozitiv dhe të nevojshëm…?!!

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„