Sonte Promovimi i librit të “Vitet e humbura” nga Shaban Peraj

February 4, 2016   | Kulturë / Kultura

Shaban-Peraj-UlqinSonte në ora 19:00 në restorantin “Lamiga” në Krythë të Anës së Malit,  do të përurohet libri më i ri i Shaban Perajt,  “Vitet e humbura”. Peraj, në këtë libër publicistik kryesisht trajton tema nga problemet shoqërore, problemet e kulturës , intervista, komente e opinione. Lidhur me  librin  në fjalë, do të flasin,  Nali Draga , Gjekë  Gjonaj dhe Ali Salaj.

Ky është libri i dytë i Shaban Perajt. Ai në vitin 2005 ka botuar librin m monografik “Ana e Malit”. Ka qen kryeredaktor në Radio Ulqin dhe bashkëpunëtorë i shumë gazetave shqipe në Kosovë e Shqipëri. Para se të merret me gazetari ka punuar si mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në qendër të arsimit të mesëm në Ferizaj dhe në Gjimnazin e Ulqinit.

TVCG