Nika: Vizita te Nishani dhe “kthimi në vitin zero…” ?!!

February 5, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Bujar-Nishani -me drejtuesit e partive shqiptare në Mal të Zi-DurresMuhamet Nika

Mësuam se Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani organizoi këtyre ditëve në Durrës drekën e punës për drejtuesit e partive shqiptare dhe të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, ku ai u interesua për problemet që brengosin komunitetin shqiptar në këtë vend.

Ndërsa gjithashtu mësohet se “në takim u fol edhe për nevojën e platformës së përbashkët për pozitën e Shqiptarëve, përpilimi i të cilës është në vijim…”

Sipas neve , është e vërtetë e madhe që shteti shqiptar edhe në kohën e krizave më të mëdha gjithë herë është përkujdesur dhe përkujdesët maksimalisht , për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, pa marrë parasysh vetë tradhtinë që bëri politika shqiptare në Mal të Zi ndaj ÇËSHTJES SË VET . Merret vesh kur është në pyetje statusi politik i tyre në këtë shtet i cili varet edhe shumë nga angazhimi i qeverisë shqiptare . Dihet se ky status ka mundur të jetë edhe më i mire, por injorimi i tij u bë nga vetë politika shqiptare.

 

Në çka e bazojmë konstatimin tonë për këtë , në këto 20 vite..?!!!

 

  • Diku pas formimit të qeverisë Rama , ai e nisi përfaqësuesin e ministrisë së tij në  Ulqin për tu takuar me politikën shqiptare në Mal të Zi, me qëllim të vënies së kontakteve të ndërsjella . Mbledhja për kohën pamë se u mbajt në hotelin “Dolqinio” dhe për çudinë e të gjithëve, politikanët shqiptarë i thanë përfaqësuesit të kësaj ministrie, që ata nuk janë të interesuar për bashkëpunim me qeverinë socialiste , dhe se ata le të pajtohen më parë me partinë demokratike- BERISHËN, e pastaj të vijnë në Ulqin– SEPSE KËTA “ TANËT “ DILTE TË JENË MOLLË E PA NDARË…?!

Kuptohet se me këtë potez , shqiptarët e Malit të Zi, e nxorën veten jashtë agjendës së interesimit të Qeverisë Rama, i cili nga ky moment e KËTEJ , e ndërroi agjendën e vet me shqiptarët e trojeve dhe u detyrua t’i anashkalojë “ulqinakët..”, duke organizuar mbledhje e takime të përbashkëta veç me tjerët, deri te ata te të dy qeverive : Kosovës – Shqipëri…?!

  • Me këtë politikë , politika jonë  u ul në një sofër më poshtë – sofrën konsultative të Nishanit e jo në sofrën ekzekutive të Ramës…?!

Shyqyr që Rama nuk mban huq dhe me gjithë atë e pranoi ofertën e Gjekës , që ta shpallim si qytetar- ulqinak nderi . Edhe pse gjatë   marrjes së këtij titulli, në fjalimin e vet – me humor na e kujtoj se atij i pëlqente ajo kënga – m’ka shku mendjame u feju…,si qefli grash që është e jena…? Por që kësaj radhe atij i intereson politika shqiptare e jo martesa e radhës…?!

Bile se është kështu, nga portalet mësuam se falë interesimit të tij dhe reagimit të vet para institucioneve evropiane , madje dhe vetë superstrada Evropë- Azi,   që sipas Gjukanoviqit , do të duhej me plan hapsinor të kalonte kah Podgorica, pas ndikimit të Ramës, ajo tashti pritet të kalojë  kah Ulqini , para se të hyjë në Shqipëri…?!!!

 

( vazhdon)-   Fillet e platformës së përbashkët shqiptare…?!!!

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„