OTU, pjesëmarrës në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës 2016

February 5, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Panairi Nderkombetar i Tiranes 2016-OT-ULQIN-TO-Ulcinj-3Tirana 2016

Organizata Turistike e Ulqinit për herë të dytë është duke marrë pjesë në panairin e Tiranës që mbahet me 5 dhe 6 shkurt 2016. Këtë vit Organizata e Ulqinit është edhe bartëse dhe organizatore e këtij panairi dhe në kuadër të stendës sonë janë prezent Organizata Nacionale e Malit të Zi, OT e Budvës, Tivarit, Podgoricës, Zhablakut, Kolashinit, Rozhajës si dhe shumë afaristë dhe hotelijere siç janë Avala, Bianca, The Queen of Montenegro, Riviera e Budvës, Ski Vucje, Pallata Venezia, Giovanni Trade Copacabana, Grand si dhe shumë tjerë.

Panairi i Tiranës organizohet nga firma e njohur për panaire në Shqipëri Albexpo Group në bashkëpunim me shoqatën e turizmit të Shqipërisë dhe Agjensionin nacional të turizmit, dhe ky panair mbledh për rreth 100 operatere turistike nga të gjithe vendet e Shqipërisë në mënyrë që të promovohet oferta turistike në nivel sa më të lartë. Ne kete panair marrin pjese 50 ekspozues nga Shqiperia, Kosova, greqia, Turqia, Kroacia, Maqedonia, Mali I Zi dhe Serbia.

Ne hapjen zyrtare që është bërë sot, fjalën përshendetëse e pati edhe drejtoresha e OT znj.Zana Sarvan e cila shprehi kënaqësinë për prezencen në këtë panair duke shpresuar që marredhënjet e mirë me Shqipërinë do ti kemi edhe në të ardhmen por, shpreson që edhe bashkëpunimi në lëmin e turizmit te zgjerohet edhe më tepër. Gjatë ditës drejtoresha ka japur edhe shumë intervista për gazetarë dhe televizonet më të njohura të këtij vendi të cilët poashtu patën mundësinë të inçizojnë stenden tonë dhe të degustojnë disa nga ëmbëlsirat tradicionale që OT i ka pregaditur enkas për këtë panair.

Një vizitë të shkurtër e ka bëre edhe ambasadori i Malit të Zi në Shqipëri, z.Ferhat Dinosha me bashklpunetorët e tij.

Shqipëria është një treg i rëndësishëm për Malin e Zi në përgjithësi sepse kohëve të fundit kemi rritje të numrit të turistëve nga ky vend por sigurisht që duhet të punojmë sa më tepër në promovimin e ofertës turistike. Ky panair do të zgjasë edhe nesër me 6 shkurt dhe mund të themi që stenda e Malit të Zi ka ngjallur interesim të madh nga të gjthë vizitorët.

Shërbimi i OT Ulqin

Panairi Nderkombetar i Tiranes 2016-OT-ULQIN-TO-Ulcinj Panairi Nderkombetar i Tiranes 2016-OT-ULQIN-TO-Ulcinj-1 Panairi Nderkombetar i Tiranes 2016-OT-ULQIN-TO-Ulcinj-2