Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi Kriporen, “vlojnë” reagimet në Ulqin

February 5, 2016   | Shtypi / Mediji

solana Ulcinj_picnikGjykata Kushtetuese hedh poshtë mbrojtjen e Kripores

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë vendimin e Kuvendit të Malit të Zi në vitin 2012, me të cilin Kriporja u shpall zonë e mbrojtur.
Ky vendim për mbrojtjen e Kripores atëherë u votua nga opozita, PSD dhe deputetët shqiptarë në Kuvend, kurse PSD (DPS) ishte kundër.
Sic shkruan gazeta “Vijesti”, ky vendim është sjellur para 3 muajve, por është bërë i ditur me 3 shkurt.
Pas këtij vendimi, pronari Eurofond ka të drejtë që sipas planeve urbanistike të fillojë ndërtimin e objekteve në zonën e Kripores.
Pasuria e Kripores ndodhet nën hipotekë te Prva Banka për shkak të kredive të marra, dhe nëse Këshilli i Privatizimit sjell vendim që toka e Kripores i takon kompanisë në fjalë , atëherë kjo bankë do të mund të aktivizojë garancitë dhe të bëhet pronare e Kripores.
Pronar i Prva Bankës është Aco Gjukanoviq, vëllau i kryeministrit Gjukanoviq, i cili është edhe kryetar i Këshillit të Privatizimit.
Ambasadorja e Gjermanisë Gudrun Shtajnaker ka paralajmëruar disa herë se nëse Kriporja nuk shpallet zonë e mbrojtur rrezikohet rruga e Malit të Zi drejt Bashkimit Europian.

Lajm.me

Genci Nimanbegu-Ulcinj

Deputeti i Forcës në Kuvendin e Malit të Zi Genci Nimanbegu, deklaroi për Radio Europa e Lirë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e Kuvendit të Malit të Zi për mbrojtjen e Kripores, si akt kundër qytetarëve të Ulqinit dhe gjithë Malit të Zi.
Nimanbegu ishte njëri nga deputetët i cili nënshkroi propozimin për mbrojtjen e Kripores në vitin 2012.
Nimanbegu nuk pajtohet me arsyetimin e gjykatës se vendimi për mbrojtjen e Kripores është bërë pa shqyrtim publik, pasi në këtë proces ishin haptas të kycur si subjektet politike ashtu edhe organizatat joqeveritare dhe ekologjike, dhe të gjithë ishin për mbrojtjen e saj.
Vendimi për mbrojtjen e Kripores u miratua nga Kuvendi i Malit të Zi në vitin 2012 me vota të opozitës, Partisë Socialdemokrate dhe deputetëve shqiptar.

Lajm.me