Intervistë me këngëtarin Shaban Gjekaj – Emisioni “Portreti” Video

February 7, 2016   | Intervista / Intervju

Shaban-Gjekaj-Hatixhe-Nelaj-TV-TEUTA-ULQINÇdo të henë në ora 21.00 mund të ndiqni emisionin në Tv Teuta “Portreti” me Hatixhe Nelaj

Protagonistë i emisionit Shaban Gjekaj – kengetar i  njohur nga Ana e Malit.

Diçka mbi biografin e Shaban Gjekaj

Shaban Gjekaj ka lindur më 1948 në Selitë të Ulqinit. Pasi përfundoi shkollën fillore në vendlindje dhe shkollën e mesme në Prishtinë, mbaroi studimet për fizikë dhe kimi në vitin 1969 në filialin e Universitetit të Prishtinës në Prizren. Shabani voli këngën popullore të Anës së Malit që ishte si urë lidhëse mes Ulqinit dhe Shkodrës, trevë ku kanë lindur këngë e balada të vjetra, perla të muzikës shqiptare, ku gërshetohen trimëria dhe dashuria, që falë talentit të tij i përvetsoi dhe interpretoi që në moshë të re.

Shaban Gjekaj ka lëvruar këngët më të bukura të këngëtarëve të shquar shkodranë, me të cilat është rritur, duke dëgjuar në atë kohë, Radio Shkodrën dhe Radio Tiranën, në vitet e para të karrierës së tij, që ishin të vetmet burime kryesore të atyre viteve, por edhe arsimimi i Shabanit, edukata muzikore dhe përvoja e këngëtarëve të Kosovës, e vendosën në shtegun nga ku nis karriera e tij artistike. Për një kohë relativisht të gjatë, mbi 37 vite, Shaban Gjekaj punoi në arsim dhe së fundi drejtor i Qendrës Kulturore në Ulqin, deri në vitin 2011.