Shoqata “Këshilla” organizoj mbrëmje kulturore në Ulqin + Foto

February 7, 2016   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Shoqata-Këshilla- mbrëmje-kulturore-Ulqin-Mbrëmë në sallën e madhe të Qendrës për kulturë, organizata joqeveritare Edukativo humanitare “KËSHILLA”, organizoj tubimin e parë, kulturo fetar me publikun. Salla ishte e mbushur plotë me qytetarë nga Ulqini dhe rethina. Në fillim moderatori Gëzim Ibroçi në hapjen e kësaj mbrëmje fetare, dha disa informata për veprimin e kësaj Shoqate, kurse më hollësisht për rolin e saj foli njëri nga organizatorët e kësaj mbrëmje, Arben Tafa. Ai foli për qëllimin e themelimit e kësaj Shoqate dhe për rolin e saj, dhe shtoj se Shoqata është themeluar në vitin e kaluar 2015, më qëllim që të ndihmoj ato që kanë nevoj për ndihmë Kjo Shoqatë ka organizuar ndarjen e mishit e kurbanit, mledhjen e rrobave për të varfur, si edhe gjithmonë jep ndihmë për fëmit me të mbeta. Mjetet i sigurojnë nga qytetarët të cilët japin kontribut për qëllime të tilla.
Në programin e mbrëmjes morren pjesë këngëtarët e ilahive Ferki Shala, ish këngëtar i grupit TNT, Muhamed Kollari nga Ulqini dhe Adem Ramadani, hafiz i Kuranit dhe këndues i ilahive.
Ligjeratën kryesore e mbajti ligjeruasi i shkëlqyeshëm nga Tirana dr. Ahmed KALAJA i cili foli për rollin e fesë në shoqëri. Ndërmjet të tjerave, në një ligjeratë të mrekullueshme të nivelit të lartë, ai tha se islami burimor është gjithmonë këshillë. “Këshillat janë sinonim i i kuptimit të islamit”.

 

Ismet Karamanaga Facebook

YouTube Preview Image