MogUl: Kalaja e Ulqinit monument në rrezik zhdukjeje

February 9, 2016   | Shtypi / Mediji

Old-Town-Ulcinj-Montenegro-Stari-grad-Ulcinj-Qyteti-vjeter-i-UlqinitObjektet të paçmueshme historike janë duke u shkatërruar në qytetin e vjetër të Ulqinit. Është ironi e ithët që një regjion aq i bekuar me pasuri të civilizimeve të hershme tani është vendi i konflikteve të interesit më të ashpra të botës që po ndodhin në Kalan e lashtë të Ulqinit. Dhuna e disa personave me pasuri aqë të madhe po kërcënon zhdukjen e monumenteve më të vlefshme të historisë dhe civilizimit Ulqinak.

Më poshtë po shfaqim apelin e Organizates joqeveritare MogUl

 

Apeli për ndalimin e devastimit të Kalasë

Organizata joqeveritare MogUl ka dalë me një deklaratë me të cilën dënohet ashpër vazhdimi i devastimit të Kalasë së Ulqinit, raporton portali Lajm.me.

Sipas kësaj organizate, në vend që të bëhet rrënimi i objektit skandaloz që po prish imazhin e këtij objekti mijëravjeçar, tash po vazhdohet edhe me punime tjera në disa lokacione, pa marrë mendimin e institucioneve përkatëse që merren me ruajtjen e trashigimisë kulturore, dhe pa lejet e duhura.

Kryetari i kësaj organizate Xhemal Peroviq, thotë se për këto probleme u janë drejtuar të gjithë institucioneve relevante, Entit për mbrojtjen e monumenteve të kulturës, Drejtorisë e inspektimeve, dhe pushtetit lokal, dhe përceç fjalëve të mira, nuk ka asgjë konkrete në ndalimin e këtij fenomeni.

Për këtë, MogUl bën apel për veprim të përbashkët të institucioneve publike, OJQ-ve, mediave, dhe gjithë shoqërisë, me qëllim që të ngrihet zëri kundër këaj tragjedie që i kanoset Kalasë dhe gjithë Ulqinit.