Reagim i Nikës: Ku i humben vitet Shabanit…?!!!

February 12, 2016   | Opinione

VITET E HUMBURA-SHABAN-PERAJShkruan – reagon , Muhamet Nika

Me këtë reagim nuk dua të mundohem  të blej lumturinë “e viteve të humbura …”, e cila s’më mungon dhe as të mposhtë brengen e tjetrit sepse shihet që s’kanë nevojë për referenca urtësie .Mirëpo kur botohen libra e bëhen përsiatje reagimesh – me rrëfime për të kaluarën , shpërthime dhe ndëshkime që i kalojnë kufijtë .., më imponohet që për vështrimin rreth librit të   Shaban Perajt “Vitet e humbura” nga Dr.Nail Draga, të shtoj diç , për opinion pasi jam i përmendur në librin e sa po botuar.

Duke mos dashur që reaksionet të jenë më të forta se aksionet , “me doza po shtoj..”se

Fillimisht po them që ka tepër mundësi që Shabani dhe Naili , titullin e librit ta kenë të huazuar në mënyrë të pavetëdijshme nga Mehmet Kraja. Nga se vërtetohet që ky i fundit duke qëndruar me mision të LDK*-së në Tiranë, ku udhëhoqi informimin në prag të rezistencës, pas luftës pat botuar një libër po me këtë emër- VITE TË HUMBURA?”. Ose ç ‘është më e keqja , nga autorët e mbrëmjes promovuese- nuk është lexuar asgjë nga krijimtaria e Mehmet Krajës ..?!

Përndryshe , nëse vazhdohet kështu, do të ishte tepër qesharake, që ky –Shabani, të përfshihet nga muza krijuese dhe veprën tjetër të radhës ta quaj , përsëri si atë të Krajës- KUKUMI”…?!! E për të cilin sërish të flas Draga, kurse me sa pash e dëgjova edhe regjisorin(Isa Qosjen) e kishin afër- të gjetur…?!

Sipas Dragës, në vështrimin e tij thuhet edhe kjo“ …. Duke lexuar këtë libër del qartë se autori ndaj çështjeve të ndryshme shoqërore nuk ka qëndruar imun…Titulli i librit “VITET E HUMBURA”, flet mjaft për kohën e cila ka qenë e tillë për autorin e këtij libri, por nuk dyshoj se e tillë ka qenë edhe për të gjithë ne…?!!

Nëse fjalën e kanë për sistemin komunist – më habitë fakti të jetë kështu , sepse këta ishin pjesë e tij dhe nuk u takon të qahen. Andaj ka të ngjarë që vitet t’i kenë humbur diku, gjatë shkollimit – sidomos Shabani?!

Unë nuk e kam në plan të merrem më gjatë me këtë çështje, por për opinion po shtoj që unë isha ai i cili me sa duket , për fajin e tjerëve, i humbi do vite …., Mendoj në refuzimin që mu bë në një konkurs në qendrën shkollore të Ulqinit, pasi më refuzuan si njeri kundër sistemit dhe i dënuar politikisht.

Dokument-Muhamet-Nika_Shembull diskriminimi me sistem

Shembull diskriminimi me sistem:
“ E zeza mbi të bardhë”- këtë dëshmi të refuzimit?!!! Atë ditë kur më refuzuan në familje më pyetën: kur hyn në punë ti?! Aq më tepër kur ke qen edhe në burg..?! Vetë u përgjigja: kur të dalin tanë këta që janë prej pune…?! –Kjo nuk do të ndodhë kurrë- më thanë?! Dhe unë, thashë , që as unë nuk do të punësohem kurrë…?! Ishte koha kur disa “të fejzbukut”, më mbajnë mend të kem punuar edhe si punëtor krahu nëpër qytetet e bregdetit malazias..?! Kurse “miqtë e UDB-ës”, më sugjeronin të ik në mërgim dhe të fitoj azil politik…?!! Pasi fyerja më bëhej nga regjimi , kuptohet se nuk më fyente- por më krenonte…?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„