Ujësjellësi rajonal: Rritet çmimi i ujit të pijshëm, në Ulqin 2 çmime

February 13, 2016   | Real Estate

Ujësjellësi rajonal-me 2 cmime per UlqinÇmimi i ujit të cilin Ujësjellësi regjional e shpërndan në ujësjellësit e bregdetit malazez, duke përfshirë këtu edhe Ulqinin, do të rritet nga 0,29 që është tani në 0,37 për metër kub nëse uji merret në mënyrë të vazhdueshme, raporton portali Ul.info.

Nëse merret gjashtë muaj ose në periudhë më të shkurtër, çmimi mund të arrijë 0,52 gjegjësisht 0,74 euro për metër kub.

Rritja e çmimit të ujit nga Ujësjellësi regjional, siç theksojnë në Ujësjellësin e Ulqinit, do të ndikojë në punën e tyre. Posaçërisht për arsye se në sistemin e ujësjellësit ekzistojnë humbje të konsiderueshme të cilat janë pasojë e rrjetit të vjetër dhe të konsumuar.