Nika: Edhe sot dështoi iniciativa e Gjekës për thirrje të kuvendit

February 16, 2016   | Ngjarjet - Events

Kuvendi i Ulqinit-Skupstina-UlcinjShkruan Muhamet Nika

 

Edhe pse e paralajmëruar tash disa ditë që me iniciativën e kryetarit të komunës- Gjekës, do të mbahet mbledhja e kuvendit , sot pamë të mungojë kuorumi. Në kuvend kishin ardhur vetëm disa nga këshilltarët e Gjekës dhe nja tre të Loros , kurse mungonin ata të Haxhibetit bashkë me tjerët.

Pasi nuk pati nevojë për përkthim – merret vesh se njëri nga këshilltarët e ish-Sdp-së , u mundua të ia sqarojë një kolegu situatën nga këshilltarët e DPS-it- malaziu, punën sagllam -shqip , me fjalët : “ hyn e del e duku- mos u ban i pa dashtun..”- por ngeci gjatë përkthimit bukval , sepse përkthimi i dilte disi me kuptim banal seksual..?!

Sipas nesh do duhej të përkthehej : ulazi pa izlazi i ne budi nepovoljan. ..?! Ose edhe më mirë të ishte përcaktuar për një përshtatje origjinale– merkotçe, në mes miqve – kur thonë“ Ni mi , ke vi- ni vi , ke mi?! Ostali smo tek e he…?!!

Me gjithë atë , për pasojë – tash ti , mund të jetë në potez – Gjeka, sipas procedures..?!!

Ja cili ishte rendi i ditës i propozuar – nga i cili bllokohen qytetarët për realizim të te drejtave të veta Kushtetuese ..?!

 

 

  1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve;
  2. Propozim Vendimi për caktimin e vlerës së tregut të patundshmërive për vitin 2016,
  3. Propozim Vendimi për tatimin në patundshmëri,
  4. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin Limani 1 në Ulqin,
  5. Propozim Vendimi për nxjerrjen e PDU për lokalitetin “Kodra 1” në Ulqin,
  6. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet për parcelat e caktuara urbanistike e kadastrave në PI PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin “Rana” në Ulqin,
  7. Propozim Vendimi për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve për parcela të caktuara urbanistike e kadastrave në vëllimin e PI PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin “Pinjeshi 1” në Ulqin,
  8. Propozim Vendimi për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve për parcela të caktuara urbanistike e kadastrave në vëllimin e PI PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin “Pinjeshi 2” në Ulqin,
  9. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet për parcelat e caktuara urbanistike e kadastrave në PI PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin Meterizi 1 në Ulqin,
  10. Propozim Vendimi për nxjerrjen e Ndryshimeve dhe plotësimeve të PDU “Fusha e Ulqinit” në kuadër të zonës B, nënzona 7 dhe 9 për parcelat urbanistike: nr. 50, 51, 59, 60, 61, 62, 63, 64, 65, 66, 67, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 të bulevardit prej tek udhëkryqi tek NP Ujësjellësi e kanalizimi deri te ura e re në Port Milenë dhe në kuadër të zonës B, nënzona 3 për parcelat urbanistike nr. 9, 10, 11 dhe 12 në Ulqin
  11. Propozimi I Planit të objekteve të përkohshme për vitin 2016 dhe
  12. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit për emërimin e kryeadministratorit të Komunës së Ulqinit.

Rendi-ditës-i-keshilltareve-te kuvendit-te-Ulqinit-

Ligji nuk e parasheh mundësinë e bllokimit kur ka pasoja buxhetore dhe të cenimit të së drejtës kushtetuese ..?! Gjeka pohon se kuvendi mba të vetëbllokuara- pa arsye… , tash disa kohë edhe mbi 80 pika të aprovuara nga ai…?!