Frika nga zhdukja e shqiptarëve në Malë të Zi

February 19, 2016   | Anketë / Anketa

Dritan-Abazovic-Ulqinaku Dritan Abazi(oviç) është deputeti më i ri i Kuvendit të Malit të Zi. Ky politologu i ri me përkatësi nacionale shqiptare në bankat paralamentare avokon drejtat e pakicave, por edhe të Iniciativës Akcioni i bashkuar reformator.

Në bisedë me banorët e Ulqinit, sikur me njerëzit të cilit merren me politikë apo punët mediale, ashtu edhe me qytetarë në rrugë, fitohet përshtypja se Ulqini shumë përparësi të vetaqë i ka nuk i ka shfrytëzuar. Meqenëse jeni deputet I Kuvendit, por nga Podgorica rregullisht ktheheni në Ulqin, si e shihni jetën në Ulqin?

-Në Ulqin nuk jetohet keq, bile jetohet më mire se në veri të vendit, por ne jemi, që është mjaft paradoksale, komuna më e varfër në bregdetin malazias dhe është komuna e vetme e cila sipas parametrave ekonomik është e varfër në bregdet. Kemi edhe rrogat më të vogla në krahasim me tërë vendin, që është paradoksi i tërësishëm duke pas parasysh në resurse natyrore që i kemi si dhe pasuritë e mëdha natyrore. Para se gjithash mendoj në bregedet dhe plazhet, lumin Buna, liqenin në prapavi, kryporja e cila është në 15 milion katror rezervat i zogjëve me rëndësi evropiane. Shumë faktor janë për situatën e vështirë, por kryesori është ai i natyrës politike pasi që qyteti është lënë pas dore nga organet qendrore. Në ish Jugosllavi nuk ka qenë aq i lënë pas dore, pasi që janë ndërtuar shumë hotele dhe kapacitete turistike dhe kanë qenë të punësuar shumë njerëz. Pas rrënjes së komunizmit për ne kanë filluar ditët e vështira, që nuk është diq eksluzive, pasi që edhe tjetërkund është vështir. Jemi shmnagur nga tragjedia e luftës, por nuk jemi shmangur nga dobësimi ekonomik. Të tjerëve nuk ka ndodhur në bregdet.A është kjo për shkak të komponetës tonë nacionale, gjegjësisht popullsisë dominante shqiptare?Mendoj se po, dhe se viteve 90-ta ka kushtëziar që të shmangen investimet. Gjërat nuk janë përmirësuar gjer sot. Të gjitha iniciativat që kanë ardhur ishin të pafrytshme ku ka ekzistuar dora e shtetit, situate nuk ishte e mire dhe nuk kanë lulëzuar trendafilat, hotelet ishin rrënuar, privatizimet të huqura, asetet të cilët i kemi kërkuar nuk na janë kthyer. Iniciativa private ka ekzistuar, posaqërisht në turizëm, pasi që janë ndërtuar kapacietet nga të cilët jetojmë. Bujqësia është plotësisht e pashfrytëzuar, industria nuk ekziston. Jemi qytet me më së shumti ditë me diell në vit, më shumë se 260 ditë, dhe për këtë arsye sezonat turistike dikur kanë zgjat 6 muaj. Tani kjo është reduktuar në vetëm 45 ditë. Jemi bërë destinimi fast food, pasi që nuk ka shpenzime të mëdha, as kapacitete hoteliere të mëdha të pranojnë mysafir dhe të punësojnë njerëz.

Sikurse edhe në meset tjera në Malë të Zi, dhe jo vetëm në te, është e dukshme se problemet kyçe janë të natyrës ekonomike. Me çfarë ka rezultuar?

-Problemet më të mëdha janë pikërisht ekonomike të cilët gjenerojnë edhe probemet tjera. Nga kjo pasojnë edhe ndarjet nacionale, edhe pse ato nuk janë diq të shprehura posaqërisht dhe nuk ka konflikte. Por ekziston tendenca të shkuarje së njerëzve ndaj partive nacionale, si dhe animozitet çdo here më të madh ndaj pushtetit qendror.Krejt kjo është pasojë e situates së vështirë ekonomike.Të rinjë shkojnë sidomos nga veriu i Malit të Zi I cili është i njohur për shkak të mungesës së persepktivës. Nga veriu zbresin në jug, e prej neve nga jugu shkojnë në perëndim, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm në policinë e Nju Jorkut punojnë më shumë shqiptarë se në policinë e Malit të Zi, dhe kjo është informacion tepër shqetësues.

Duke paraqitur këtë të dhënë, sygjeroni në marrëdhënien e pushtetit shtetëror ndaj Ulqinit. Cilat janë vërejtjet e juaja kyçe në këtë aspekt?

– Me vite të tëra ekziston problemi me Ndërrmarjen publike “E mira e detit”, agjencionin shtetëror i cila ka juridiksionin me udhëheqjen e bregdetit, dhënjen e plazheve dhe parcelave tokësore, e cila me qëllim të ruajtjes së pronës shtetërore i ipet në shfrytzim parcelat njerëzve, Nga sipërfaqja e përgjithshme me të cilin posedon ndërmarrja publike “E mira e detit”, madje 57% është në territorin e Ulqinit, që do të thotë se këto janë lokalitete më atraktive përgjat detit. Në tërë këtë kurgjë nuk pyetet komuna dhe nuk posedojmë me atë që është më e vlefshme. Mendoj se ata janë duke na diskriminuar dhe se ky agjencion shtetëror na ka robëruar dhe kolonizuar. E gjithë me vlerë që është e ka marrë në duart e veta. Kurr kjo do të ishte zgjidhur, do të fitonim mundësinë të dalim nga borgjet.Ka të bëjë me sipërfaqe prej 33 miliona metra katror të lokacionit më atraktiv, gjegjësisht tokës në afërsi të detit ku metri katror bën 1000 euro. Njehsoni vetëm se sa miliard euro do të ishin. Janë shuma të mëdha parash .

Qytetarët e Ulqinit, e posaqërisht poseduesit e ullishtave janë të pakënaqur me moszgjidhjen e statusit të Valdanosit. A ka gjasa që ky problem më në fund të zgjidhet në interes të të gjithëve?

-Në kompleksin ushtarak Valdanos aktualisht po kalben më së paku 18.000 pemë ulliri. Të vetmit jemi në vend që kemi këtë kompleks të madh, e gjithë kjo po shembet. Shteti ka marrë këtë ullishte e cila është prone e 294 familjeve dhe të tri bashkësive fetare. Për fat të mire, nuk është ndërtuar baza ushtarake, por nuk kemi arrit atë të kthejmë.Sipas vlerësimeve tona vetëm nga shitja e vajit të ullirit po humbet dy million euro në vit nga vjelja e ullirit.Prandaj pa kurrfarë përmbajtje turistike. Dhe humbin të gjithë, edhe qytetarët edhe bashkësitë fetare.Kjo është çështja e cila e bashkon tërë Ulqinin. Nuk ka të bëjë vetëm me tokën, por edhe me ullinjtë të cilët janë shenja mbrojtëse e jona.

Keni përmendur bashkëpunimin e qytetarëve të të gjithë nacionaliteteve, si dhe veprimi i përbashkët i të tri bashkësive fetare në zgjidhjen e problemit të ullishtes në Valdanos. Si në përgjithësi e vlerësoni bashkjetesën, por edhe jetën në Ulqin?

-Ana optimiste është se qyteti me të gjitha këto vështërsi e ka ruajtur shpirtin e vet.Nuk ka tensione të mëdha nacionale dhe fetare, nuk kemi pas kurrë konflikte të natyrës fizike. Njëkohësishtë përpiqemi që bashkarisht të mbrojmë hapësirën, dhe se shpresojmë see gjitha do të nis dhe do të realizohet ndonjë përparim. Problem është me kuadrot dhe për këtë shkak nuk mund të përparojmë. Njerëzit e rinjë mbesin atje ku janë duke studjuar apo po ikin në Perëndim. Kemi vetëm një paralele të fakultetit. Nuk kemi spital, por vetëm shtëpinë e shëndetit. Mungojnë ngjarjet kulturore. As festival sipas së cilës do të ishim të njohur.

Jeni deputet më i ri në parlamentin malazias dhe njëri nga ata i cili përfaqëson interest e pakicës nacionale shqiptare. Sa deputet shqipatar janë dhe për çfarë konkretisht i paralajmëroni kolegët e juaj në bankat parlamentare?

-Katër deputet janë shqiptar, dy nga partit nacionale dhe dy nga partit qytetare. Nga katër deputet, tre deputet janë pjesë e pushetit. Kryesisht parardhësit e mijë, e sot kolegët e mijë dhe unë i përsërisim kërkesat e njëjta 25 vjet me rresht dhe kurrgjë nuk është duke ndodhur. Kërkesat legjitime të Shqiptarëve po përsëriten, e këto janë decentralizimi, përfaqësimi në institucione shtetëror, drejtat ekonomike, Ndërmarja paublike “E mira e detit”, kthimi I aseteve, arsimim më të mire. Nuk do të them që nuk ka progres, por sigurisht nuk është nivelin të cilin do të dëshironim. Dua të them se numri i shqiptarëve në Malë të Zi është rreth 5%, ndërsa në regjistrimin e vitit 2001 ishim 7%, që është një ulje e madhe. Frikohem se nuk do të mbetet askush, pasi që kjo është rrënje prej 25%, do të thotë çdo i katërti ka shkuar. Ka ndodh shpërngulaja, plot 10 vite emigrim, sepse njerëzit shkojnë në krëkim të bukës. Nga shteti ikin edhe malazezët edhe serbët. Prandaj nuk ikin nga shkaqet nacionale, por nga shkaqet ekonomike.

www.mediaelire.net