PDS-ja në Parlamentin e Ulqinit ka nëntë këshilltarë, prandaj nuk ka interes të shkojë ne mbledhje

February 23, 2016   | Real Estate

DPS-ULCINJMbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit në të cilën duhej të diskutohej për miratimin e dhjetë dokumenteve planifikues nuk u mbajt sot, raporton portali Ul.info

Mbledhjen, mbas konsultimeve me të gjithë klubet e këshilltarëve, përveç Forcës së re demokratike, të martën e kaluar e thirri kryekomunari i Ulqinit Fatmir Gjeka.

Arsyeja kryesore për mosmbajtjen e kësaj mbledhje është se nga qendra e PDS-së dje vonë i sugjeruan këshilltarëve të vet që mos të marrin pjesë në mbledhje.

“PDS-ja nuk dëshiron që në këtë moment delikat për shtet të arbitrojë në mosmarrëveshjet të cilat ekzistojnë në Ulqin në mes të partnerëve tanë të koalicionit në nivel shtetëror”, thanë jozyrtarisht nga partia.

PDS-ja në Parlamentin e Ulqinit ka nëntë këshilltarë dhe individualisht është partia më e fortë.