Ulqini i harruar ku ndalohet gjithçka në dimër

February 23, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

Ulqini-i-Haruar-boshatisurDerisa gjatë verës, gumzhon dhe vëlon nga qindra e mijra turistë nga anë të ndryshme të botës, gjatë dimrit, duket një vend i boshatisur apo i harruar.

Është ky Ulqini, ku këto ditë të fundit të shkurtit, vazhdon të mbetet  i zbarazur, e jo sikur jemi mësuar që verës ta shohim të stërmbushur nga turistët.

Rana, që ndryshe quhet plazha e vogël, vazhdon  të mbetet e vetmuar, ku pos valëve që herë herë përplasen ndërmjet vete dhe rërëz, krahas tyre jo rrallë herë shihen edhe shpezë duke u munduar të kapin ndonjë peshkë nga uji.

Edhe pse në stinë dimri, temperaturat janë të ngrohta dhe dielli shëndrit Ranën, në anën tjetër mungojnë  turistët për tu rrezitur e larë.

Në qytet shihen pak qytetarë, e  turistë. Lokalet hoteliere vazhdojnë të jenë të pakta që punojnë e po ashtu edhe tregtoret e tjera.

Në qytetet e rrethinë mbretëron qëtësi, derisa temperaturat e ngrohta  tregojnë se mund të ketë një verë të bujshme turistike.

Njejtë sikur tek Rana apo gjithë andej qytetit  edhe tek Shtoi apo plazha e madhe nuk ka po ashtu asnjë llojë gjallërie, gjithçka e mbyllur dhe e qetë.

E derisa mbrëtëron  qetësi, në anën tjetër  këtu janë krijuar tensione politike në pushtetin lokal, e të cilat tensione politike po vazhdojnë tash tre katër vjet, e të cilat si duket sa po rriten e nuk po zgjidhen.

Në anën tjetër derisa  akoma nuk është koha për pritje të turistëve, zyrtarët apo profesionistët turistik po vazhdojnë lobimin në vende të ndryshme për thithjen e turistëve  në Ulqin e rezultatet e të cilave do të shihen verës .

Edhe pronarët e objekteve të banimit, hotelerisë e të tjera kanë nisur sado pak me përgatitje dhe investime vetanake me qëllim që turistët ti joshin se cili për vete në mënyrën sa më të mirë dhe presin që ato ti investime ti rikthejnë gjatë verës.

Toskanapress.info