KK ”Ulqini” u rendit i 3-ti në mesin e 33 klubeve pjesëmarrëse

February 24, 2016   | Lajmet / Vijesti

Karate-klub-Ulqini-Kupa-MimozaFillim i mbarë i sezonit të parë të garave për Klubin e karatesë “Ulqini” vazhdim i sukseseve të njëpasnjëshme të vitit të kaluar

Klubi i karatesë “Ulqini” të shtunën, më 20.02.2016, në Herceg Novi, mori pjesë në Turneun XIX internacional të Karatesë “Kupa e Mimozës 2016”.

– Në turneun “Kupa e Mimozës 2016”, klubi i karatesë “Ulqini” arriti të renditet në vend të tretë në renditjen e përgjithshme. Në vend të parë u rendit klubi i karatesë “Bar” nga Tivari, ndërsa vendi i dytë i takoi klubit të karatesë “Omlladinac ” nga Podgorica.

Në këtë turne morën pjesë 33 klube me mbi 600 garues nga Bosna, Kroacia, Serbia, Maqedonia dhe nga Mali i Zi. Ky sukses i klubit të karatesë “Ulqini” nuk është rastësi, por meritë e përvojës shumëvjeçare në këtë sport, të cilën po e dëshmojmë në çdo garë në të cilën marrim pjesë, duke u renditur gjithmonë ndër të parët. Me një fjalë, ky është një fillim i mbarë i sezonit të parë të garave për këtë vit, vazhdim i sukseseve të njëpasnjëshme të vitit të kaluar.

Klubi ynë në këtë garë mori pjesë me 25 garues dhe përsëri vërtetuam që mundemi të rrimë krah për krah me më të mirët – shprehet i kënaqur për rezultatet e arritura të garuesve të vet kryetrajneri Kujtim Sukaliqi.

Garuesit e KK “Ulqini” fituan 33 medalje: 7 medalje të arta, 9 të argjendta, 17 të bronzta dhe kupën për vendin e tretë në renditjen e përgjithshme.

Me nga disa medalje u kurorëzuan këta garues në disiplinat individuale dhe ekipore: Aleks Simonoviq, Vuk Ojdaniq, Mirhad Haxhicani, Andrej Ojdaniq, Simon Simonoviq, Adis Demiri, Riad Tafiq, Yllëza Rama, Edin Gjokoviq, Resul Ceka, Albert Ruoviq, Diellëza Rama, Ronald Jacoviq, Marko Daboviq, Seida Suma, Antigona Rama, Hantije Ibroçi, Adnan Kuqi dhe Mensur Ceka.

Falënderim i veçantë shkon edhe për sponsorët që mundësuan pjesëmarrjen në këtë garë: ndërmarrjen “Elita Grup” me në krye me Enver Demirin, “Elipsoid” me pronarin Daut Bejta, si dhe prindërit e garuesve.

 

Shërbimi informativ i Klubit të Karatesë “Ulqini”