Senad Maku: Një dukurie e cila është përhapur koheve të fundit në Anë të Malit

February 25, 2016   | Lajmet / Vijesti

Dukuri-ne-ane-te-malit-ulqinTë nderuar miq e mi, po e shprehi përsëri shqetësimin tim si qytetar i këtij vendi, të një dukurie e cila është përhapur koheve të fundit në Anë të Malit, edhe pse në qytet ka me dhjetëra të tilla, por të lulzojnë në Anë të Malit kjo është edhe më tragjike.

Kjo ka të bëj me klubet, bastoret, kazinot e hapura në Anë të Malit e cila kërcenon dhe tregon një shkatërrim e të ardhmes sonë, e rinisë sonë të nderuar. Në një vend ku papunësia është e madhe, ekonomia e rrënuar dhe emigrimi që po e bën të vehtën, edhe kjo na u deshtë!!
Frekuentimin më së shumti po e bëjn fëmijët tanë, deshëm sdeshëm po bien pre e këtyre lojrave, duke menduar se po fitojnë ndonjë cent, në realitet edhe atë pak para që i kanë në xhepat e tyre po i humbin në ato vende.

Nuk po hy të komentoj a janë legale apo jo, por ajo që më shqetson është se po shkatrrojnë rininë tonë, dhe po e fusin në një varfëri edhe më të skajshme.

Kërkoj nga kryetari i Bashkësisë lokale të Katërkollës, edhe pse para disa ditëve doli me një artikull ku tregon të arriturat e tija gjatë mandatit në krye të bashkësisë lokale të Katërkollës, gjë që e përgëzoj për aqë sa ka punuar, por ka mundur që këto gjëra mos ti lejoj, qoftë duke perdorë autoritetin e tij, qoftë përmes peticionit apo vet protestës duke e vetëdijësuar popullatën e atij vendi për një infektim të këtij lloji në këtë rajon, pasiqë kjo dukuri ia zbehë të arriturat e tija.

Andaj kërkoj nga sektori civil, organet kompetente, partitë politike, por mbi të gjitha popullatën e asaj zone që ta parandalojmë me mënyra ligjore dhe demokratike këtë dukuri negative dhe shkatrruese për vendin tonë.

Nëse heshtim sot, nesër do të jetë vonë.
Me respekt,
Senad Maku