Gjeka: Cungu i ka borxh Komunës së Ulqinit disa mijëra euro

February 27, 2016   | Real Estate

Negociatat vazhdojnë, Cungu- GjekaKryekomunari i Ulqinit Fatmir Gjeka ka thirr liderin e Forcës së re demokratike Nazif Cungun të paguajë detyrime që ka ndaj Komunës së Ulqinit, raporton portali Ul.info.

„Thërras Cungun të shlyejë detyrimet e veta prej disa dhjetëra mijëra euro të cilat i ka ndaj Komunës së Ulqinit për objektet e veta në bazë të tatimit për patundshmëri. Prej kur ishte në pushtet, në periudhën prej 2011 deri në 2015 ka paguar vetëm një nga pesëmbëdhjetë fatura që iu dorëzuan në mënyrë të rregullt”, tha Gjeka për “Dan”.

Kryetari i Komunës theksoi se Cungun më së shumti e dhemb që nëpërmjet kuadrove të veta në administratën lokale nuk do të mund të kontrollojë më paratë. “E kuptoj plotësisht, sepse paratë janë qëllimi kryesor i marrjes së tyre me politikë”, tha Gjeka.