OT e Ulqinit në Panairin e Turizmit në Budapest “Utazas 2016”

March 4, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

TO -ULCINJ-ULQIN-Budapest -Utazas-2016-Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Budapest “Utazas 2016”

Në panairin e 39 ndërkombëtar “UTAZAS” që po mbahet në Budapest prej 3 deri me 6 mars, është duke marrë pjesë Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me organizatat lokale të Tivarit, Tivatit, Budvës, Kotorit dhe ONT, të cilët janë duke prezantuar ofertën turistike në tërësi të Malit të Zi.

Prezantimin e përbashkët të organizatave lokale turistike e kanë përkrahur një numër i madh i afaristëve tanë, si me materijalet e veta promovuese poashtu edhe me prezencen e tyre siç janë përfaqesuesit e agjensionit In Montenegro nga Ulqini.

OT -ULCINJ-ULQIN-Budapest -Utazas-2016-

Ditën e parë të panairit janë mbajtur disa takime me përfaqesuesit e shumë agjensioneve turistike dhe turoperaterëve, ndërsa vizitorëve i është ofruar një numër i madh i materijalit promovues siç janë katalogu për Ulqinin, hartat e qytetit të vjetër dhe Rivierës së Ulqinit, kartolina si dhe materijali promovues i hotelijereve dhe agjensioneve turistike.

Në panairin e 39 ndërkombëtar Utazas të Budapestit marrin pjesë 400 ekspozues nga 40 vende të ndryshme të botës, gjë që konfirmon faktin që ky panair ndjek trended e panaireve të turizmit në rajon.

Gjatë vitit 2015 numri i realizuar i fjetjeve nga turistet e Hungarise në Ulqin është 8.179, e që është rreth 50% më tepër në krahasim me vitin e kaluar.