Dr. Kaliniq: Prevenca është hapi i parë në zgjidhjen e problemeve me shputën diabetike

March 6, 2016   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Dr.Kaliniq-ulqin-Veneranda GjonajShoqata e diabetikëve “ Rrethi i kaltër” në Ulqin organizoi një aktivitet shumë të suksesshëm sensibilizues . Ky aktivitet u organizua ditën e diel në Shkollën e Muzikës. Internistja endokrinologe dr.Valentina Kaliniq me këtë rast mbajti një ligjëratë për kujdesin ndaj shputës diabetike, duke vënë në pah rëndësinë që ka ky problem me rëndësi shumë të madhe jetësore për pacientët me diabet. Sipas endokrinologes Kaliniq problemet e mëdha për diabetikët fillojnë me plagë të vogla në shputë të cilat paraqesin një problem mjaft kompleks klinik dhe seriozisht ç’rregullon shëndetin e të sëmurit dhe në mënyrë direkte ia rrezikon jetën nëse mungon prevenca dhe mjekimi i duhur. Sipas endokrinologes Kaliniq prevenca është hapi i parë dhe më i rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve me shputën diabetike dhe për këtë arsye duhet në mënyrë të detajizuar të këshillohen për kujdesin ndaj shputës si nga ana e mjekut poashtu edhe nga ana e motrës medicinale si dhe nga personeli tjetër në kuadër të këshillimoreve për diabet.

Dr.Kaliniq-ulqin-Veneranda Gjonaj

“Shkaku kryesor i krijimit të plagëve në shputë është dëmtimi i nervave te diabeti, që çonë në zvogëlim apo humbje të plotë të ndjeshmërisë të shputave, duke i bërë ato të ndjeshme në dëmtime, meqë nuk e ndjejnë dhembjen dhe plagët kalojnë pa u diktuar. Prandaj çdo ditë pastroni shputat më ujë të vakët.I thani shputat me kujdes, veçanarisht në mes gishtërinjëve ( lëkura e lagët është teren i përshtatshëm për zhvillimin e infeksioneve mikotike. Aplikoni krem ushqyes në këmbë.Thonjët të prehen pas larjes. I ngrohni këmbët pa termofor apo burim të ngjajshëm të nxehtësisë. Kontrolloni rregullisht nivelin e sheqerit dhe të yndyrnave në gjak. Ushtroni çdo ditë. Në rast se konstatohen plagë, fluskë, hyrja e thonit në mish apo trashje e lëkurës duhet menjeherë të konsultohet mjeku. Në kuadër të prevencës së shputës diabetike, pacientëve me diabet nuk iu lejohet: Nëse vuani nga diabeti nuk guxoni të ecni zbathur. Mos lejoni që lëkura e shputave të bëhet e thatë dhe e çarë.Mos e përdorni ujin shumë të ngrohët.Mos lejoni që këmbët të jenë të ftohëta apo të lagëta.Nëse jeni duhan pirës, menjëherë ndërpreni pirjen e duhanit!”, tha ndër të tjera dr.Kaliniq.

Dr.Kaliniq-ulqin-Veneranda Gjonaj,

Ndërsa, Veneranda Gjonaj, kryetare e Shoqatës së diabetikëve” Rrethi i kaltër” tha se kjo shoqatë mundohet që sa më shumë t’i vetëdijësojë pacientët për kujdesin që duhet bërë për mjekimin e kësaj sëmundje, sespe sipas saj niveli i vetëdijësimit është shumë i ulët në Ulqin. “Diabeti është sëmundje e shtrenjtë që nga dieta e pasur ushqimore që kërkon, por edhe në matjet që bëhen disa herë në ditë, që për një familje me të ardhura të ulta është e vështirë përballimi”, tha Gjonaj. Ajo bëri thirrje për mbështetje institucionale dhe individuale shoqatës nga njerëz human me qëllim që me aktivitete të këtilla të jetë sa më pranë popullatës me diabet. Në fund të kësaj fushate sensibilizuese shoqata ndau falas aparate për matjen e sheqerit   për qytetarët e prekur me diabet, donacion i Farmacisë “ Panaceja” .