Po thahen dhe po zhduken palmat e bregdetit të Ulqinit – Video

March 17, 2016   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Dosëza e kuqe ne Palmat e Ulqinit-1Ne qytetin bregdetar të Ulqinit po priten palmat te cilat jane infektuar prej 3 viteve. Paraziti mesohet se ka bere deme edhe ne shtete si Spanje Greqi e Italine e Jugut.

Mbi palmat pemen simbol te qytetit bregdetar te Ulqinit ku numron afër 364 palma, tashme ka filluar te degjohet zhurma e motosharrave, kështu që për momentin ju është prerë vetëm maja.

Duhet cekur se qyteti i Ulqinit është vlerësuar si qyteti i palmave që prej vitit 1960 kur në plazhin e vogël të Ulqinit u mbollën masivisht palma gjat shetitores.

Sipas Gani Rexhës këshilltari për bujqësi pranë komunës së Ulqinit, prej vitit 2012 kur u konstatua sëmundja dosëza e kuqe, në Ulqin janë tharë rreth tridhjetë palma, nga ato më të bukurat, të llojit Phoenix theophrasti, i cili së bashku me Chamaerops humilis konsiderohet si lloji i vetëm autokton në Europë.

Dosëza e kuqe ne Palmat e Ulqinit

„Dosëza e kuqe” (Rhynchophorus ferrugineus)nga maje futet në bimë, strehohet dhe vepron. Atëherë është shumë vështir të veprosh kundër saj. Për këtë arsye nga ngelet vetëm preventiva“, tha këshilltari për bujqësi pranë komunës së Ulqinit Gani Rexha para disa muajëve.

Por mesa duket “ Dosëza e kuqe ” po e kushtëzon nga dita në dite ekzistencën e palmave përgjatë  shetitores të qytetit. Palmat në shetitore jan ato të cilat zbukurojnë shetitoren dhe që kanë një moshë gati 60 vjeçare.

Por ajo ç’ka na lë të gjithëve pa fjalë është fakti që ky virus u cili po zhduk përditë palmat e bregdetit ka ardhur pikërisht nëpërmjet importit, ç’ka është një dëshmi e qartë  e punës së dobët të të gjitha strukturave në vendin tonë .

Ne i vramë sot palmat ashtu sikurse në 25 vite kemi masakruar mjedisin, e për këtë faji gjithnjë mbetet jetim!