Komuna e Ulqinit kërkon kthimin e miliona eurove të konfiskuara – Video

March 28, 2016   | Politika

Kryetari-Cungu-kërkon kthimin e miliona eurove të konfiskuaraKomuna e Ulqinit kërkon kthimin e mjeteve nga lëndet e fitura gjyqësore

Komuna e Ulqinit do të  bëjë  cmos  për  të  kthyer  mjetet  nga  lëndët e fituara  gjyqsore  tha  në  konferencën  me  gazetarë Kryetari  Nazif  Cungu.

Sipas  tij  bëhet  fjalë për  një shumë   mbi 1 milion e katërqindmijë  euro.   Rasti i fundit  tha ai  është lënda në bazë të cilës avokati Nusho Kallaç      nga  Rozhaja, në bazë të vendimit të GJykatës së lartë të Malit të Zi ka marrë shumën  rreth 540.000 euro nga  buxheti i  Komunës së Ulqinit. Gjykata supreme e Malit të Zi  ka hedhur  poshtë atë vendim dhe ka gjykuar në favor të komunës së Ulqinit, dhe për  këtë   i bëjmë  thirje Nusho Kallaç që ti kthejë mjetet në buxhetin e komunës së Ulqinit.

Ky nuk është rasti i vetëm ku komuna e Ulqinit është e dëmtuar në këtë mënyrë. Rast i  ngjashëm  është lënda e cila është udhëhequr në bazë të padisë së Kuç Osman dhe Hot Hajran, të cilët gjithashtu në bazë të mjeteve të marra pa bazë ,sipas vendimit të Gjykatës supreme të Malit të Zi i kanë borxh komunës së Ulqinit  shumën   në masën  rreth 400.000 euro.

Gjithashtu në vitin 2012 Kompania Otrantkomerc  tha  Z. Cungu nga buxheti i komunës së Ulqinit ka marrë shumën 250.000 euro. Presim që ky vendim të bije poshtë  dhe të sillet  në favor të komunës së Ulqinit

Në bazë të vendimit zë plotfuqishëm të gjykatës së lartë të Malit të Zi, Komuna e Ulqinit kërkon nga Lohshmit Mirjana prej Zvicrrës shumën prej rreth 117.000 eura duke përfshirë borxhin kryesor dhe interesin për objekt dhe pronë në kala.

Gjithsejt së bashku bëhet fjalë për shumën rreth 1.400.000 eurë të cilën Komuna e Ulqinit kërkon në bazë të këtyre lëndëve.

Kryetari  Cungu  më pas  u pergjigj  në  pyetjet e gazetarëve.

Komuna Ulqinit

>