Akademia Pegasi dekoron Ismet Karamanagën

March 29, 2016   | Real Estate

Akademia Pegasi dekoron Ismet Karamanagën-Akademia Pegasi dekoron Ismet Karamanagën, “Mbrojtës e vlerave autoktone shqiptare”

Në kuadër të nominimeve për krijuesit për vitin 2015, Lidhja ndërkombëtare e poeteve , shkrimtarëve dhe artisteve “PEGASI” Albania, në ceremoninë e mbajtur dje në Tiranë, ndau titujt e lartë Pegasian, për vitin 2015.
Ndër çmimet e ndara për këtë vit ishin edhe ato për krijusit kreative shqiptare nga Mali i Zi. Me propozimin e zonja Migena ARLLATI, kryetare e “Pegasi” Kosovë dhe me miratimin e z. Kristaq SHABANI, “Pegasi” Albania shpalli krijusët :
Hatixhe NELAJ, gazetarja e vitit, Flutra MUSTAFA, Poezija e re e vitit, Ibrahim BERJASHI, Poeti i vitin, Ali DACI, Aktivist kulturor, dhe unë Ismet KARAMANAGA, Mbrojtës e vlerave autoktone shqiptare.

Akademia Pegasi dekoron Ismet Karamanagën-1

Unë jam shumë krenar për këtë Mirënjohje. Posaçërisht për motivacionin për ndarjen e Mirënjohjes për mua. Dua të citoj zonja Migena Arllatin: ” Kontribut i palodhshëm në ruajtjen dhe promovimin e historisë, arkeologjisë dhe etnografisë shqipe, mbrojtës dhe hulumtus i vlerave muzeale, traditave dhe simbolikave të rrënjëve shqiptare në tërsi”
Në fund, dëshiroj të shtoj edhe diçka për të gjithë ato të cilët kanë dëshime. Si shoqëruas me Licencën e Republikës të Malit të Zi, vite me radhë shoqëroj grupe të ndryshme nga vendi dhe nga Bota si ciceron në 5 gjuhë, duke i treguar historinë e famshme e qytetit tonë.

Akademia Pegasi dekoron Ismet Karamanagën-2
Si Kryetar i Shoqatës “Miqtë e Kalasë”, “KALAJA”, kam shpallur Kalanë e Ulqinit pretendente për radhitjen e saj nën mbrojtje të Unescos. Me shkrime dhe kumtesa të ndryshme nëpër masmedia, nga vendi dhe më gjërë, kam punuar dhe ende punoj, për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e përmendoreve kulturo historike, jo vetëm të Kalasë, por edhe për ato të Shasit dhe rethinës. Posaçërisht përmes të TV nga vendi dhe nga Bota, kam treguar dhe ende tregoj një harizëm, por edhe një kulturë të gjërë, në veçanti duke folur për historinë 2500 vjeçare të popullit tonë, të qytetit tonë. Jam njohës i disa gjuhëve të huaja, autor dhe publicist i shumë teksteve nga jeta, historia dhe kultura. Gjithashtu jam edhe autori i dy librave “KALAJA, legjendë dhe art” dhe “ULQINI, monumente, portrete, ngjarje”.
Më duket se nuk është rastësisht i vendosur ai shkrimi në gjuhën latine, në një shtëpi karakteristike të bukur në Kala.

Ismet Karamanaga Facebook