Konfirmohen përçarjet në koalicion; Shkrela – Cungu: Kush kenë e disiplinon

March 30, 2016   | Lajmet / Vijesti, Politika

Kuvendi-Luigj-Lui-Shkrela-UlqinKëshilltari i Partisë demokratike të socialistëve Luigj Shkrela ka pyetur kryetarin e Komunës Nazif Cungun a ishte partia e tij në pushtet në Ulqin apo jo, raporton portali Ul.info.

„Nëse dëshirojmë përpara, Parlamenti nuk është gjyq“, tha Shkrela, mbasi që Cungu për gjendje në të cilën ndodhet Komuna e Ulqinit e ka kritikuar pushtetin e mëparshëm.

Këshilltari i PDS-së po ashtu tha se Cungu nuk mund të disciplinojë Parlamentin.

„Shkrela dëshiron të më disciplinojë mua“, tha Cungu në replikë duke thënë se ai është përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet komuna.

Kryetari i Kuvendit komunal Loro Nrekiq tha se nuk është mirë që partnerët e koalicionit të shkëmbejnë kësi lloj fjalësh dhe të kritikojnë njëri tjetrin.