Ulqini zhytet në borxhe të paguaj rrogat e të punësuarve në Komunë

April 1, 2016   | Lajmet / Vijesti, Politika

Ulqini zhytet në borxhe të paguaj rrogat-Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe Sekretari për buxhet dhe financa Valdet Axhemoviq, menjëherë pas aprovimit të buxhetit për vitin 2016 , përfunduan procedurën për marrjen e kredisë me vlerë 4 250 000 euro, gjë që u realizua gjatë ditës së djeshme, raporton portali TV Teuta.

Nazif-Cungu-ne aktivitet-Ulqin

Pritet që sot Komuna e Ulqinit të paguaj rrogat e të punësuarve në Komunë dhe atyre në ndërmarrjet publike. Siç kanë deklaruar edhe zyrtarët e Komunës, pagesa e rrogave për punëtorët mbetet një ndër prioritetet e pushtetit të ri.