Shtatë piktorë akademik me ekspozitë për nder të Ditës së Ulqinit – Video

April 2, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Ekspozitë për nder të Ditës së UlqinitShtatë piktorë akademik ekspozuan punimet e tyre në odeonin e Pallatit të Kulturës për nder të Ditës së Ulqinit. Kjo ekspozitë tha në fjalën përshëndetëse kryetari i Ulqinit Z. Nazif Cungu ka tubuar piktorët tanë të afirmuar që vinë nga shkolla të ndryshme të kulturës të vlerësuar në pikturën evropiane dhe botërore.

Ndërkaq studiuesi i njohur ulqinak dr.Ruzhdi Ushaku vlerësoi lartë ekspozitën dhe i cilësoi artistët tanë si mjeshtra të vërtetë që e njohin zanatin dhe ekspozita të këtij lloji i bëjnë nder dhe qendrave shumë më të mëdha se Ulqini.

Komuna Ulqinit