Mungesë e barnave jetike në Ulqin – Video

April 3, 2016   | Opinione

Mungesë e barnave ne Ulqin-Skender-Elezaga-Hatixhe-Nelaj-TV-TeutaNë komunën e Ulqinit pacientët ankohen se ilaçet janë shumë të shtrenjta për t’u blerë në farmaci, ose ka të tilla që nuk gjenden fare.

TV Teuta  iu drejtua Drejtorisë të Fondit Shendetësor në Ulqin me një pyetje se përse mungojnë aktualisht këto medikamente në në farmacitë e shtetit , ndërsa përgjigjja ishte e gjatë dhe me të dhëna që tregojnë se sa është zvogluar sasia e këtyre medikamenteve krahasuar me vitin 2013 e furnizuar nga farmacia e shtetit Montefarm.

Nga dokumenti që daton prej 9 marsit 2015 ulqinakët me recetë mund të marrin barna në katër farmaci private.

Nga Fondi i shëndetësisë është njoftuar se në këtë mënyrë qytetarëve i është lehtësuar marrja e barnave të cilat janë akoma të detyruar ti blejnë në farmaci private për shkak të mungesave në atë të shtetit.

Në kontratat të cilat janë nënshkruar dje qartë është definuar asortimenti i barnave. “Nëse qytetarët privohen nga marrja e tyre, e posedojnë recetë, kontratat do të shkëputen automatikisht”, shtojnë nga ky institucion.