URA: Valdanosi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

April 3, 2016   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Gjiri-i-Valdanosit-UlqinKëshilli komunal i Lëvizjes qytetare URA ftoi që të bëhet regjistrimi i gjirit të Valdanosit, si unikat i natyrës, në Listën e trashëgimisë botërore të mbrojtur – UNESCO, raporton portali Ul.info

Siç thuhet, bëhet fjalë për zonën karakteristike natyrore, plazhi i së cilës është Përmendore e natyrës. Aty po ashtu kemi edhe lokalitetin e evidentuar arkeologjik nënujor. Theksohet se ekziston Ulliri i moçëm i cili është vendosur nën mbrojtje të veçantë të natyrës.

„Jemi të bindur që Valdanosi duhet të shpallet Park i natyrës dhe Park nënujor i natyrës, dhe që ky unikat i natyrës duhet të regjistrohet në Listën e trashëgimisë së mbrojtur botërore – UNESCO“, thonë nga URA.