Pres konferenca e Cungut: Te kontrollohen shpenzimet e komunës së Ulqinit

April 13, 2016   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Kryetari-Cungu-kërkon kthimin e miliona eurove të konfiskuara-1

Kryetari Cungu raporton mbi aktivitetet për përmirsimin e situatës në Komunën e Ulqinit

Të nderuar gazetarë,

Ju përshëndes në emër të ekzekutivit në emrin tim dhe të nënkryetarëve që sot janë të pranishëm.

Të nderuar përfaqësues të mediave, dëshiroj si rëndomë të kemi një komunikim sa më të hapur me ju, sepse edhe Ju  mbani një peshë të madhe.

Falë jush informacionet, kronikat dhe materialet e tjera mberrijnë në kohë  tek opinioni publik. Andaj dhe ky takim ka synim pozitiv për t’ju shprehur mirënjohje dhe t’ju ftojmë që të punojmë sëbashku, në interes të përgjithshëm.

Të nderuar të pranishëm,

Në vazhdim unë do të prezantoj disa të dhëna që flasin për masat që kemi ndërrmarë gjatë kësaj kohe për konsolidimin e financave.

Ju rikujtoj që Komuna jonë ashtu si dhe disa komuna tjera në Mal të Zi  janë të përfshira në planin e sanimit dhe kemi fituar te drejt te shfrytezoim mjete kreditore.

Konferenca-per-Media-Cungu-Ulqin

Kemi ndalur shpenzimin e mjeteve të pa kontrolluara dhe dalëngadalë do të vij deri tek funksionimi normal i buxhetit. Kemi arritur, që prej ditës së parë të debllokojmë xhiro-llogarinë dhe kemi filluar shlyerjen e shumë borxheve nga periudha e kaluar si dhe kemi nisur disa investime në infrastrukturë dhe shërbime komunale:

2.4 milion janë përdorur për rifinancimin e tre kredive të mëparshme të cilat kanë qenë të mara në periudhën e më herëshme;

– kemi shlyer tre rroga e gjysëm për punëtorët e administratës,  të cilët ishin shtatë muaj pa të ardhura;

katër paga kemi shlyer për ndërmarrjet publike që financohen nga buxheti. Situata në këto ndërmarrje ka qenë shumë më e veshtirë;

– Ndërmarrjes për pastrim i janë paguar 76 mijë euro;

– Vodacomit i janë paguar 100 mijë euro;

– Elektroekonomisë 80 mijë euro;

-Studentëve i janë shlyer obligimet  për vitin akademik 2012-2013;

– janë kryer obligimet per organizatat joqeveritare;

– klubeve sportive i janë paguar 15.000 euro;

– janë paguar nga 2000 euro për kompesimet për ish punëtorët të pensionuar  të administratës lokale dhe ndërmarrjeve publike;

– janë shlyer pagesat për punëtorët me kontrata për verën e vitit të kaluar  gjithsej 35 mijë euro;

– janë paguar këshilltarët e Kuvendit Komunal për vitin 2014;

-është paguar një pjesë e konsiderueshme e boxheve ndaj kompanisë Urban projekt Çaçak;

– obligimet prej 42.000 euro që kemi ndaj Fondit për dëmëshpërblim i kemi reprogramuar për 18 muaj;

– Nga mjetet  kreditore, planifikojme që së shpejti të përgatisim dinamikën e shlyerjes së obligimeve ndaj personave që janë lajmëruar vullnetarisht që të leshojnë vendin e punës, për to na duhet të sigurojmë 170 mijë euro.

– Gjithashtu për ndërmarrjet publike jemi të gatshem që t’i përcjellim mjetet për zvoglimin e punëtorëve në bazë të listave të paraqitura, afër 40 të punësuar;

Në vazhdim do t’ju njoftoj dhe për disa nga punët apo më mirë të them disa nga çështjet që tani kanë marrë rrugën e realizimit.

Kryetari-Cungu-kërkon kthimin e miliona eurove të konfiskuara

– Ka filluar asfaltimi i 4100 metra rrugë, në Gjerana në Plazhin e madh, Mëhallë të Re dhe në Anë të Malit –Në Sukubinë, Millë dhe Krythë. Punimet është duke i bërë firma Putevi Bar e cila ka fituar tenderin. Vlera e këtij projekti është 135 mijë euro.

– Mjaft borxhe janë mledhur kur është fjala për deponinë  sanitare, edhe në këtë drejtim jemi drejtë një zgjidhjeje dhe shlyrjen e borxhit me cesion me qëllim që mos të kemi probleme gjatë sezonit.

-Kemi pasur nje takim konstruktiv me udhëheqësit më të lartë të NP Të mirat detare“ ku presim realizimin e disa projekteve nga ana e tyre.

– Ju informoj se brenda kësaj jave do të shpallet tenderit për ndreqjen dhe meremetimin e kalldrëmit. Vlera e përgjithshme e këtë investimi është 30 mijë euro.

– Po ashtu është bërë gati tenderimi për sterpikjen e mushkajave, 10 mijë euro,

Paralelisht me këto në ditet në vijim do të jemi të fokusuar në gjelbërimin e sipërfaqeve

– do të mbjellim disa qindra pemë;

– do të angazhohemi në lyerjen e fasadave, banesave dhe objekteve;

– do të kemi një zgjidhje afatgjatë dhe për kafshët endacake.

Të gjitha këto do të përpiqemi që ti kryejmë sa më parë sepse llogarisim që  gjatë ditëve të para të majit qyteti të jetë i gatshem për të pritur një numër të madh të mysafirëve.

Kryetari-Cungu-kërkon kthimin e miliona eurove të konfiskuara-2

Që ditët e majit të jenë sa më tërheqëse do të kemi dhe një sërë programesh artistike,  por dhe aktivitete sportive siç patëm turneu në karate Ulqini –Ulcinj Open 2016, turneun ndëkombëtar në tenis FedCup, e që do ti prezantojmë  në Panairin e turizmit që do të mbahet në Prishtinë. Shkup dhe në Llukavac.

Dhe në fund, do të veçoja disa takime të rëndësishme siç ishte ai i Podgoricës ku është debatuar për Kriporen e që ka vazhduar edhe këtu.

-takim të sukseshëm kemi pasur me pronarët e plazheve, afaristet dhe me  pronarët e agjencive dhe restoranteve;

-zyrtarë të Drejtorise për inspekcion;

-zyrtarë të njësisë policore;

Presim që në ditët në vijim të jemi nikoqir edhe të ministrave të resorëve të ndryshëm. Për të gjitha këto do të jeni të njoftuar me kohë.

 

 

Faleminderit!

Ulqin,13.04.2015